Wikipedia diskutim:Strategjia e Wikimedias 2017

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Strategjia e Wikimedias 2017. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Cikli i parë dhe cikli i dytë

Wikipedia ka një rol të veçantë për gjuhët e vogla si shqipja në Evropë apo shumë të tjera në jugun global. Këto gjuhë kanë zhvillim të vogël dhe në ato raste lëvizja Wikimedia merr një rol të veçantë për kultivimin dhe ruajtjen e gjuhëve. Nuk është habi që anglishtja ose disa gjuhë tjera kanë Wikipedia të zhvilluara. Kjo është rezultat i kulturave në përgjithësi të zhvilluara duke zëvendësuar enciklopedi poashtu të mëdha si Britannica.

Rrjedhimisht, lëvizja Wikimedia duhet ta marr përsipër barrën e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhëve të vogla duke ofruar platformë për zhvillimin e këtyre kulturave. Wikimedia nuk duhet thjesht të zmadhoj kushtet themelore sociale, por të jetë një forcë transformuese për përmirësimin e qasjes në kulturë për kulturat e vogla.

Komunitetet do të mbesin fundamental për lëvizjen. Investimi në rritjen e komuniteteve të vogla është vitale. Rritja e bashkëpunimit mes komuniteteve për të qenë në frymë të njëjtë do të jetë ideale.

Për të konkurruar kohës do të duhet të rrisim cilësinë e burimit, dhe kjo do të na bëjë më të besueshëm, dhe pika qendrore e njohurive online. Kjo do të na afrojë edhe më shumë me arsimtarët, shkollat dhe institucionet hulumtuese.

Në epokën "augmented" ne duhet të përshtatemi, të bëhemi më fleksibil dhe të përdorim teknologjinë për dobinë tonë. Epoka "augmented" mund të jetë një kërcënim që ekzistencën e lëvizjes.