Wikipedia diskutim:Wiki Loves Maps

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Wiki Loves Maps. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Gjetja e gjeolokacioneve[përpunoni burim]

Urime për Projektin dhe Grantin, shpresoj që të jetë i suksesshëm dhe të jetë një nxitje më shumë për afrimin e vullnetarëve të rinj në Wikipedia. Një pyetje dhe një kërkesë, pasi që s'mund të marr pjesë në aktivitete:

  • A keni ndonjë mjet/tool që gjen artikujt që u mungon gjeolokacioni?
  • A mund të na ndihmoni të gjetjen e gjeolokacioneve të zonave të mbrojtura natyrore në Shqipëri dhe Kosovë, sigurisht nëse është brenda mundësive dhe kapaciteteve që keni parashikuar.

--Liridon (diskutimet) 14 qershor 2016 23:58 (CEST)

Faleminderit Liridon. Pavarësisht se nuk je fizikisht këtu mund të na ndihmosh në distancë në disa aspekte:
  • përpilimi i artikujve në SQ Wikipedia që i mungon informacioni gjeolokacionit;
  • shtimi i gjeoinformacionit në artikuj në gjuhë të tjera që mund të kenë interes për albanosferën;
  • krijimi i një stampe rreth projektit (njejtë me Wikipedia Weekend 2016) që cdo pjesëmarrës ta vendosë në profilin e tij;
  • krijimin e një stampe (apo kategorie?) për artikujt që nuk kanë gjeoinformacion (që të jetë i lehtë shtimi i të dhënave nga pjesëmarrësit në projekte si ky ose dhe Wikipedianë në vijim;
  • promovimi i projektit (në kuvend ose banner ose mailing list?) që të na bashkohen sa me tepër kontribues.

Për sa i përket pyetjes/kërkesës:

  • për momentin nuk kemi gjetur asnjë vegël të tillë. Në qoftë se e gjejmë do na ndihmonte shumë në këtë proces. Ndoshta stampa mund të ndihmojë disi në ketë drejtim;
  • Për gjeolokacionin e zonave të mbrojtura në Kosove një mënyrë është të kontaktohen institucionet përkatëse. Nuk e kemi përcaktuar manyrën e gjetjes së të dhënave në fjalë pasi në kete fazë akoma po përgatisim detajet e implementimit të projektit, por po e shënoj si ide dhe problematikë që të gjejmë një zgjidhje. --Redon Skikuli (diskutimet) 28 qershor 2016 01:21 (CEST)
Ka plotë artikuj që janë pa lokacion, në ditët në vijim ato artikuj do i shtoj në listë.
{{User WLM}} - Stampë për pjesëmarrësit në Wiki Loves Maps
Kategoria:Vendbanim pa koordinata - mund të përdorim këtë kategori për të kategorizuar artikujt pa gjeolokacion
Promovimi në Kuvend dhe Mailing Listë mund ta bëni edhe ju, ndërsa në rrjete sociale dhe për baner në sq.wikipedia do duhet të me tregoni vetëm për datat ose periudhat kohore kur do mbahen punëtoritë/editathonet që ti publikojmë si evente (dhe logo e projektit). --Liridon (diskutimet) 28 qershor 2016 12:42 (CEST)
faleminderit Liridon. Informacionet me datat do vendosen në ditët në vijim ku do mbahet dhe takimi i parë i grupit të punës. Për sa i përket emertimit të kategorisë mos ndoshta duhet rimenduar emërtimi pasi qëllimi i projektit nuk është vetëm të shtojë koordinata gjeografike por dhe të prezantojë në harte lokacionin dhe mbi të gjitha të prezantojë koordinatat në një format që është brenda standarteve. Një shembull i artikulli që ka koordinata po nuk prezantohen sakte është ky, ndërsa vizioni i projektit është që të arrijmë një standart të tillë si ky artikull që ka dhe koordinata në format standart dhe hartë. Si mendon? --Redon Skikuli (diskutimet) 29 qershor 2016 11:52 (CEST)
Kategoria ekzistonte prej më herët, prandaj e rekomandova, gjithsesi mund të bëjmë një specifike për projektin. Po, është e qartë, të futen koordinatat me stampën {{Coord}}.--Liridon (diskutimet) 29 qershor 2016 15:51 (CEST)
Yes check.svgY U bë:@Leeturtle, gati është skripta qe liston artikujt qe kane probleme me gjeolokacionet. Një problem i vogël është se, boti e liston çdo artikull që ka gabim ose i mungon të paktën një detaj për lokacionin nga stampa coord ose infoboksi përkatës (që mund të jetë edhe gabim teknik i stampës). Aktualisht bot-i po i liston në këtë faqe, pasi boti të përfundojë, do e rregulloj listimin, dhe do e zhvendos si nën-faqe të projektit.--Liridon (diskutimet) 23 korrik 2016 17:05 (CEST)
Faleminderit Liridon. Shumë punë voluminoze dhe që na ndihmon. I vetmi shqetësim që kam është që shumë nga artikujt janë për vende që personalisht nuk e di ku ndodhen dhe se si mund të gjehet ky informacion. Por shpresoj që duke e shpërndarë lajmin rreth projektit mblidhen dhe persona që kanë informacion rreth të dhënave gjeografike. Do e shikojmë në takimin e rradhës ditën e mërkurë 27.08.2016 ku do bisedohet rreth statusit të projektit dhe për hapat e ardhshme me fokus fillimin e punës për vendosjen e stampës në artikujt e listuar si 'të papërmirësuar' dhe fillimin e punës për vendosjen e gjeoinformacionit. --Redon Skikuli (diskutimet) 25 korrik 2016 00:00 (CEST)

Stampa:Qiellgërvishtëse[përpunoni burim]

Hey, po përpiqem të shtoj koordinata për qiellgërvishtëse, kulla si Kulla Eiffel duke përdorur stampën Stampa:Qiellgërvishtëse por nuk ofron koordinata. ping Liridon dhe Përdoruesja:Margott. Faleminderit --Tiberius.dot (diskutimet) 27 gusht 2016 17:48 (CEST)

Stampa:Infobox GR vendbanim[përpunoni burim]

Gjithashtu, stampa Stampa:Infobox GR vendbanim tregon koordinata, por jo ne forme linku. Faleminderit --Tiberius.dot (diskutimet) 27 gusht 2016 18:21 (CEST)

Same problem with Stampa:Infobox vendbanim: the coordinates entered are not used for a link at the top of the page (display=title) and the displayed coordinates are not clickable. --Albinfo (diskutimet) 28 gusht 2016 23:58 (CEST)
Don't know if Stampa:Infobox vendbanim has this problem or sub-templates which are derivatives of Infobox vendbanim. But I have to do some changes related to this, then infobox will take geo-location from Wikidata.--Liridon (diskutimet) 29 gusht 2016 13:35 (CEST)

Arritjet[përpunoni burim]

Hey djema dhe vajza, gjatë FOSSCamp, që është takimi i 3 i WikiLovesMaps, së bashku me Leetule dhe me Albinfo punuam për të shtuar geolocations, dhe arritëm të përditësojmë mbi 254 artikuj. Një pjesë e këtyre artikujve ishte përditësuar nga Punëtori. Ndërkohë po vazhdojmë të punojmë për gjuhët e tjera dhe atë shqipëtare. Faleminderit! --Tiberius.dot (diskutimet) 30 gusht 2016 16:21 (CEST)

Faleminderit Tiberius.dot. Shume i gëzuar që u përfshive gjithashtu ne projekt. Gjithashtu mos harrojmë Liridon dhe Margott për identifikimin e artikujve dhe krijimin e një liste të strukturuar që gjatë javëve të kaluara na ndihmoi shumë. --Redon Skikuli (diskutimet) 30 gusht 2016 16:29 (CEST)

Aprovim automatik i redaktimeve[përpunoni burim]

Djema, mund të më aprovohen automatikisht editimet? Në mënyrë që të avancojmë më shpejtë--Tiberius.dot (diskutimet) 30 gusht 2016 19:55 (CEST)

ping Liridon --Redon Skikuli (diskutimet) 30 gusht 2016 20:41 (CEST)
Faleminderit Liridon --Tiberius.dot (diskutimet) 31 gusht 2016 22:00 (CEST)

Gjeoinformacion në Wikipedia të tjera[përpunoni burim]

Greek Wikipedia 3/7 kane coord ku 4/7 jane red links :D --Tiberius.dot (diskutimet) 30 gusht 2016 20:29 (CEST) Ah po, edhe Italia --Tiberius.dot (diskutimet) 30 gusht 2016 20:30 (CEST) Ne Gjermanisht dy duhet te gjehen (duke vizituar fizikisht(?))--Tiberius.dot (diskutimet) 30 gusht 2016 20:55 (CEST)

Tiberius.dot propozoj që për javët në vazhdim të fokusohemi tek artikujt që kanë koordinata nga një Wikipedia në gjuhë tjetër dhe nuk nevojitet të shkojmë ti gjejmë fizikisht, pasi kjo do pak organizim paraprak, që nuk kemi arritur ta bëjmë në këtë moment. Idealisht deri në fund të shtatorit të arrijmë minimalisht 40 artikuj me gjeoinformacion të përmiresuar dhe 40 ne total për Wikipedia në gjuhët e tjera. --Lee Turtle (diskutimet) 12 shtator 2016 09:19 (CEST)

Hey të gjithëve! Punova sot me greek wiki. Kam zëvëndësuar linqet me emrat e artikujve(aty ku mundesha, në shqip) dhe update-ova statuset, gjithashtu krijova një tabelë. Në listën e artikujve në greqisht, 20 artikuj kanë gjeolokacion. Lee Turtle nëse mundesh të më ndihmosh të përkthesh emrat e artikujve do ishte mirë(janë ~7 artikuj)--Tiberius.dot (diskutimet) 30 shtator 2016 19:58 (CEST)

Hapat e ardhshme të projektit[përpunoni burim]

Përshëndetje grupi, meqënëse arritëm në fundin e vitit, që koinçidon dhe me fundin e fazës së parë të projektit Wiki Loves Maps, do doja të pyesja:

  • a mendoni që projekti duhet të vazhdoje - a është i rëndësishëm?
  • çfarë mendoni se shkoi mirë?
  • çfarë mendoni se nuk shkoi mirë?
  • në qoftë se projekti do vazhdojë, çfarë propozoni të bëhet ndryshe?

Faleminderit paraprakisht, --Lee Turtle (diskutimet) 25 dhjetor 2016 17:50 (CET)

Stampa Wiki Loves Maps[përpunoni burim]

Përshëndetje, do të doja të shtoja tek secili artikull të cilit i është përmirësuar gjeolokacioni, stampë apo kategori njësoj si tek Wiki Weekend Tirana. https://sq.wikipedia.org/wiki/Diskutim:Parku_Komb%C3%ABtar_i_Lur%C3%ABs. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Sido uku (diskutimiredaktime).

@Sido uku, zakonisht këto stampa vendosen për arsye statistikore, dhe nëse është kjo ajo që ju doni të arrini, atëherë vendosi. Përndryshe mbas një kohe të gjitha këto stampa do duhet të hiqen nga ne administratorët.--Liridon (diskutimet) 17 janar 2017 17:01 (CET)