Write once, run anywhere
"Write once, run anywhere" ose shkurtimisht WORA (sq. "Shkruaj një herë, ekzekuto kudo") është parulla e krijuar nga Sun Microsystems për shkaqe të ilustrimit të përfitimeve që sjell natyra ndër-platformike e gjuhës programuese Java. Prej një këndvështrimi ideal, kjo d.t.th. që me anë të gjuhës programuese Java mund të krijohen programet të cilat pasi që të përpilohen në bajtkod ato do mund të ekzekutohen në çfarëdo pajisje që përmban JVM.[1]
Pra, një programor mund të zhvilloj programe në kompjuter personal dhe më pas t'i ekzekutoj ato në telefona celular, ose serverë të pajisur me Java, pa pasur nevojë që të bëj ndonjë ndryshim. Kjo veti e gjuhës programuese Java i kursen kohë programorëve me atë që ata nuk kanë nevojë që të shkruajnë versione të ndryshme të softuerit për secilën platformë ose sistem operativ.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "What is the Java Platform?" (në anglisht). Sun Microsystems, Inc. 1997. Marrë më 2009-01-22.