Xhaferr Rakipllari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhafer Rakipllari)

Xhafer Rakipllari është diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Studimet Master i ka kryer në Universitetin e Upsalës, në Suedi, ku ka mbrojtur dizertacionin me temë: “Roli i Medias në Demokracitë në Tranzicion: Rasti i Shqipërisë”. Është njohës i mirë i medias në Shqipëri falë përvojës në shtypin e shkruar dhe atë online. Studimet e tij pasuniversitare thellohen mbi fusha si: historia dhe teoritë e medias, media dhe politikat publike, komunikimi dhe diplomacia, media dhe demokracia. Ai është anëtari i vetëm nga Shqipëria i Shoqatës Europiane për Hulumtimin e Komunikimit dhe Edukimin (European Communication Research and Education Association).[1]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2012. Marrë më 26 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)