Xhama Masxhidi (Agra)
Xhama Masxhidi në Agra është një xhami në krahun tjetër të Fotretës së Agras përballë Stacionit Hekurudhor të Fortesës së Agras. Xhama Masxhidi është e njohur në popull edhe si ‘’Xhami Masxhidi’’ ose "Xhamia e të Premtes". Është një nga xhamitë më të mëdha në Indi.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia u ndërtua nga perandori mogul Shah Jahan në vitin 1648, kushtuar vajzës së tij të parapëlqyer, Jahanara Begum. Për tu përfunduar u deshën gjashtë vjet dhe 5 000 punëtorë. Ajo u ndërtuar me gurë të kuq ranorë dhe mermer. Midis Xhama Masxhidit dhe Portës së Delhit të Fortesës së Agras dikur ndodhej tregu i gjerë tetëkëndor Tropolia Chowk. Por ky treg u shkatërrua në vitet 1871-73 për ti hapur rrugë vendosjes së binarëve hekurudhorë dhe Stacionit Hekurudhor të Fortesës së Agras.
Shkrimet Perse në mermer të bardhë të zbukuruar me gurë të zinjë në harkadën e portikut qendror lavdërojnë Jahanaran dhe Shah Jahanin. Bukuria origjinale e xhamisë duhet të ketë qenë mbresëlënëse siç tregohet nga krahasimi i saj me Baitul-Mamurin, xhaminë përrallore me rubinë dhe perla të vendosur në qiellin e katërt.
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhama Masxhidi i Agras është një xhami mjaft e thjeshtë prej guri të kuq ranor me pak dekorime në mermer të bardhë dhe mure dhe tavane të ngjyrosur me ngjyrë blu. Është një xhami e stërmadhe në qendër të Agras e rrethuar nga një pazar i madh. Xhamia është e zbrazët nga turistët, vizitohet vetëm nga burra që luten dhe disa fëmijë të medresesë.
Vetë xhamia qëndron mbi një platformë të lartë në të cilën ngjitesh nëpërmjet 35 shkallëve. Aju u projektua për të tërhequr syrin e besimtarëve nga largë dhe për të treguar lavdinë e Islamit.
Ajo ka proporcione të mirë-balancuara dhe një oborr të rrethuar nga ngrehina në tre anët e tij dhe salla e lutjeve në anën perëndimore. Ngrehinat kanë harkada të dhëmbëzuara të mbajtura nga kolona. Të gjitha kupolat bulbore kanë dizajn zambaku të përmbysur dhe majëza kailash në krye si dhe motive të ngushta zigzage mermeri të bardhë të alternuar nga fasha të gjera guri të kuq. Hyrja kryesore ndodhet nga ana lindore. Salla e lutjeve ka një façatë me iwan të gjerë me harkadë në qendrën e saj dhe është zbukuruar me kullëza elegante të alternuara me kioska. Kupola e saj është më e madhja dhe më e larta nga tre kupolat që kurorëzojnë shenjtëroren. Në qendër të oborrit ndodhet një krua me katër kioska në këndet e saj. Pjesa e brendshme e murit perëndimor ka një mihrab dhe pulpit të bukur në mermer të bardhë.
Përgjatë krahëve të sallës kryesore të lutjeve, panelet e zbukurues të punuar me gurë ranorë të ngjashëm me ata që zbukurojnë portën kryesore të Taxh Mahalit, i shtojnë një shije të përshtatshme femërore. Xhamia akoma në përdorim, është një nga monumentet kryesore të qytetit dhe shërben si një pikë referimi kur shëtiten pazarët e mbipopulluar që e rrethojnë atë. Ata janë të vendosur në një plan rrugësh që ka ndryshuar pak që nga Periudha Mogule. Xhama Masxhidi është dekoruar bukur me piktura, gurë të gdhendur, skalitje dhe pllaka të glazuara. Ngrehina përfshin Dalanin me kolona, një 'chhajja' të bukur dhe 'çhatri' në çati. Iëani kryesor i ndërtesës është mjaft i thjeshtë dhe përmban një hark qendror me dizajne gjeometrike.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Xhama Masxhidi (Agra). |