Çhatri
Chhatri janë pavjone të ngritur në formë kubeje të përdorur si një element në Arkitektura Indiane. Fjala Chhatri do të thotë "tendë" ose "ombrellë". Në konstekstin e arkitekturës, fjala përdoret për dy gjëra të ndryshme. Kuptimi më i zakonshëm është ai i një përmendoreje, zakonisht shumë të zbukuruar, të ndërtuar në vendin ku kryehet funerali (kremimi) i një personaliteti të shquar. Përmendore të tilla zakonisht konsistojnë në një platformë të rrethuar nga një seri kolonash zbukuruese që mbajnë një tendë guri. Fjala chhatri përdoret edhe për tiu referuar pavjoneve të vegjël që shënojnë këndet e çatisë së hyrjes së një ndërtese të rëndësishme. Këto pavjone janë thjeshtë zbukuruese dhe nuk kanë ndonjë përdorim, por janë një fortesë e vogël klasike që tregon statusin dhe pasurinë e zotëruesit. Chhatrit zakonisht janë të përdorura për të paraqitur elemente të krenarisë dhe nderimit në Arkitekturën e Jatit, Marathas dhe Rajputit. Ato përdoren gjerësisht në pallate, fortesa ose për të shënuar vendet mortore. Duke marë fill në Arkitekturën e Raxhastanit ku ishin përmendore mbretërore, atu u përshtatën më vonë si një veçori standarde në të gjitha ndërtesat marathas, Raxhastan dhe në mënyrë më të rëndësishme në Arkitekturën Mogule. Ato sot shihen në monumentet e saj të mrekullueshme, Varri i Humayunit në Delhi dhe Taxh Mahali në Agra. Chhatrit janë elemente bazë të Arkitekturës Hindu si dhe asaj Mogule. Termi "chhatri" (në gjuhën hindi: छतरी) do të thotë ombrellë ose tendë. Në rajonin Shekhawati të Raxhastanit, chhatrit ndërtohen në vendet e kryerjes së kremimit të njerëzve të pasur ose të shquar. Chhatrit në Shekhawati mund të konsistojnë në një strukturë të thjeshtë të një kubeje të ngritur nga katër kolona deri në një ndërtesë që përmban shumë kube dhe një bazament me mjaft dhoma. Në disa vende, brendësia e chhatrive është e pikturuar në të njëjtën mënyrë si banesat e Havelit të rajonit.
Në Raxhastan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pjesë të tjera të Raxhastanit ekzistojnë shumë chhatri të tjera vendodhja e të cilave përfshin:
- Cenotafët në Jaipur - Gaitore të Maharaxhave të Jaipurit. Të vendosur në një luginë të ngushtë, cenotafët e ish sunduesve të Jaipurit konsistojnë në chhatre disi tipike ose përmendore në fomë ombrelle. Chhatri i Sawai Jai Singhut II është veçanërisht i shquar për shkak të skalitjeve që e zbukurojnë atë.
- Jodhpur - Chhatri në mermer të bardhë i Maharaxhait Jaswant Singhu II
- Bharatpur- cenotafët e anëtarëve të familjes mbretërore të Jat të Bharatpurit, që vdiqën duke luftuar kundër Britanisë në vitin 1825, janë ngritur në qytetin e Govardhanit. Chhatri i Maharaxhait Suraj Mal të Bharatpurit ka afreske të rafinuara që ilustrojnë jetën e Suraj Malit, duke paraqitur në mënyrë të gjallë skena nga darbari dhe gjuetia, procesionet mbretërore dhe luftërat.
- Udaipur- i shoqëruar nga një radhë elefantësh të stërmëdhenj guri, Ishulli i Liqenit Pichola ka një chhatri mbresëlënës të skalitur nga gurë në ngjyrë gri në blu, të ndërtuar nga Maharana Jagat Singhu.
- Haldighati – Një Chhatri i bukur me kolona mermeri të bardhë, kushtuar Rana Pratapit, qëndron këtu. Cenotafi i kushtuar Chetakut, kalit të famshëm të Rana Pratapit, është gjithashtu për tu përmendur.
- Alwar - Chhatri Moosi Maharani ki është një cenotaf prej guri të kuq ranor dhe mermeri të bardhë i sunduesve të Alwarit.
- Bundi - Chhatri Suraj dhe Chhatri Mordi Ki, Chhatri Chaurasi Khambon ki në Bundi dhe Chhatri Nath Ji ki gjenden në Bundi. Rani Shyam Kumari, gruaja e Raxhait Chhatrasal në ndërtoi në kodrën veriore Chhatri Surajin dhe Mayuri, gruaja e dytë e Chhatrasalit ndërtoi Chhatri Mordi Kinë në kodrën jugore.
- Jaisalmer - Bada Baghu, një kompleks me chhatri i Jai Singhut II (i vitit 1743) dhe Maharaxhave pasues të Jaisalmerit.
- Bikaner - Devi Kundi pranë Bikanerit është një vend mbretëror kremimi me një numër cenotafesh. Chhatri i Maharaxha Surat Singhut është më mbresëlënësi prej tyre. Ai ka piktura spektakolare të Rajputit në tavane.
- Ramgarh - Chhatri Seth Ram Gopal Poddar
- Nagaur - Chhatri Nath Ji ki, Chhatri Amar Singh Rathore-ki
Në Shekhawati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga chhatrit më të shquar në rajonin Shekhawati të Raxhastanit janë të vendosur në qytetet dhe qytezat në vazdhim:
- Ramgarh - Chhatri Ram Gopal Poddar[1]
- Bissau - Chhatri Raj ki i Shekhawat Thakurit
- Parsurampura - Chhatri i Thakur Sardul Singh Shekhawatit
- Kirori - Chhatri i Raxhait Todarmal (sundues i Udaipurwatit)
- Jhunjhunu - Chhatri i sunduesve të Shekhawatit
- Dundlod - Chhatri i bukur i Ram Dutt Goenkas
- Mukungarh - Chhatri Shivdutta Ganeriwala
- Churu - Chhatri Taknet
- Mahansar - Chhatri Sahaj Ram Poddar
- Udaipurwati - Chhatri i Joki Das Shah kit
- Fatehpur - Chhatri i Jagan Nath Singhanias
Në Madia Pradesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rajoni i Madia Pradeshit është vendi i mjaft chhatrive të tjerë të shquar të sunduesve të tij Maratha:
- Shujalpur – Varri i Ranoji Scindias, themeluesi i Dinastisë Scindia. I vendosur në Ranoganj, Shujalpur në rrugën Akodia.
- Shivpuri – Chhatre të zbukuruar në mënyrë të stërholluar të ndërtuar nga sunduesit Scindia në Shivpuri.
- Gwalior - Chhatri Shrimati Balabai Maharaj Ladojirao Shitole
- Gwalior - Chatri i Rajrajendra Ramchandrarao Narsingh Shitoles dhe gruas Gunwantyaraje Ramchandrarao Shitole (princesh e Gwaliorit)
- Orchha – Chhatrit e rafinuar të mbretërve vendorë hindu nuk janë tërheqje shumë popullore turistike.
- Gohad – Sunduesit Jat të Gohadit ndërtuan chhatrin e Maharaxha Bhim Singh Ranas në Fortesën e Gwaliorit.
- Indore dhe Maheshwar – Chhatrit e sunduesve Holkar.
- Alampur - Maharani Ahilya Bai Holkari ndërtoi chhatrin e Malhar Rao Holkarit në Alampur të distriktit Bhind në vitin 1766.
Në Kutch
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Chhatrit mund të gjenden gjithashtu edhe në rrethinat e qytetit të Bhujit që i përkasin kryesisht sunduesve Jadeja të Kutchit. Chhatri i Rao Lakhpatjit është shumë i famshëm për dizajnin dhe skalitjet e tij të stërholluara. Shumica e tyre u shkatërruan nga tërmeti i 26 janarit të vitit 2000. Punimet e restaurimit janë akoma në vazhdim.
Jashtë Indisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Britaninë e Madhe ndodhen dy chhatre të shquara, vend që ka lidhje të forta me historike me Indinë. Në prej tyre është Chattri -Cenotaf në Brighton, kushtuar ushtarëve indianë që vdiqën në Luftën e Parë Botërore. Chhatri tjetër ndodhet në Varrezat e Arnos Vale pranë Bristolit dhe është një përmendore kushtuar reformatorit të shquar indian Ram Mohan Roy, që vdiq në këtë qytet.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ArchNet Dictionary of Islamic Architecture: Chatri
- Images of old chhatris[lidhje e vdekur] Columbia University
- ^ "Ram Gopal Poddar Chhatri". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2016. Marrë më 16 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)