Çabutroja
Chabutro, Chabutaro ose Chabutra është një strukturë që gjendet kryesisht në fshtrat e shtetit indian të Guxharatit. Është një strukturë në formë kulle me rrethim tetëkëndor ore pesëkëndësh në krye. Në mbylljen e sipërme ka mjaft vrima ku zogjtë mund të bëjnë foletë e tyre. Në Guxharat këto janë ndërtuar në hyrje të katundeve, veçanërisht për bujtjen e pëllumbave. Brenda kësaj strukture qëndrojnë dhe mbarështrohen kryesisht pëllumbat. Këto monumente gjenden kryesisht në qendrat e fshatrave ose në hyrjet e fshatravenë Guxharat dhe Kutch të Indisë. Në bazë të strukturës qëndron zakonisht një platformë. Baza dhe zona rrethuese e kësaj strukture shërben si vend mbledhjeje dhe si një zonë për të luajtur fëmijët. Një tjetër tip Chabutroje, që mund të shihet në Guxharat dhe Raxhastan kanë dizajnë të ndryshëm dhe janë ndërtuar vetëm si vend ushqimi dhe qëndrimi për zogjtë dhe jo për qëllime mbarështimi. Mbulimi i sipërm i një Chabutroje të tillë është e skalitur artistikisht dhe i dizajnuar si një dritare shtëpie me kube konike ose Chhatri.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në anglisht këto struktura mund të quhen paqartësisht "Pigeon-Tower" ose "Pigeon-hole-tower". Aktualisht, Chabutaro është një fjalë e gjuhës guxharati, në të cilën pëllumbi quhet Kabutar. Fjala Chabutro ka rrjedhur nga fjala Kabutar, pasi Chabutaro ndërtohet veçanërisht për përdorimin dhe mbarështimin e pëllumbave vetëm në Guxharat, veçanërisht në Kutch.[1] Fjala Chabutra ose Chabutro përdoret herë pas here për të treguar një platfomë ulëse, zakonisht nën një pemë ose përkrahë një liqeni, pellgu apo tjetër vendi me ujë, por megjithatë më shpesh përdoret për të treguar strukturat si kulla të shpjeguara më sipër.
Shtrirja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët dhe veçanërisht gratë e Gujaratit, që i përkasin besimit Hindu, i konsiderojnë ushqyerjen e pëllumbave mjaft mbarësi prurëse. Në këtë mënyrë, kjo strukturë bëhet nëpër fshatra, ku mund të jetojnë pëllumbat.[1] Në mëngjes herët, mund të gjenden gra, fëmijë dhe banorë të tjerë duke ushqyer me pëllumbat poshtë Chabutros. Chabutaroja gjendet kështu në fshatrat e mbizotëruara nga komunitetet hindu, kshatriya dhe brahminë të Guxharatit.
Për shembull në distriktin e Kutchit në Guxharat, Chabutro mund të gjenden normalisht në pothuajse të gjitha fshatrave e Mistrisit, një klan dhe Kshatriya Hindu, që ishin vetë mjeshtra të specializuar në ndërtimin e strukturave të tilla. Për shembull, Chabutrojo në Sinugra të Kutchit, në imazhin e treguar në fillim.[1] Një shembull i famshëm i Chabutros të gjendur jashtë Guxhratit gjendet në Çatisgar. Pak më larg Stacionit Hekurudhor të Raigarhut në Çatisgar qëndron një Chabutro e stërmadhe me ngjyrë të bardhë si një simbol i qytetit. Ngritja e të cilës u bë nga një Shyamji Gangji Sawaria e qytetit në vitin 1900. Ai ishte një kontraktor i famshëm hekurudhor dhe sipërmarrës i Raigarhut, thumelues i Shyam Talkies, që vinte nga komuniteti Mistri i Kumbharias, në Kutch.[1] Chabutro mund të shihen në edhe në Raxhastan dhe Madia Pradesh. Këtu ato quhen Chabutra. Chabutra është fjala e gjuhës hindi për Chabutron. Në këta shtete të Indisë, ato gjenden zakonisht brenda Pallateve Mbretërore ose Tempujve. Por në shetet e tjera përveç Guxharatit, Chabutrot nuk ndërtohen ekskluzivisht për pëllumbat por përdoren për të gjitha llojet e zogjve. Megjithëse edhe në gjuhën hindi pëllumbi quhet gjithashtu Kabutar.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shree Kutch Gurjar Kshatriya Samaj: A brief History & Glory of our fore-fathers: by Raja Pawan Jethwa; seksioni:(I) KGK and Architect built by them mainly in Princely State of Cutch; 2007, Kalkuta