Xhamia e Haxhiveselit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhamia e Haxhiveselit monument kulturoro-historik i religjionit islam ndertuar fillimisht si mesxhid (pa minare) ne vitin 1450 nga Hysen Qaushi dhe pastaj kompletuar me minare në vitin 1777. Sipas treditësm haxhi Veseli ishte një burrë që sapo ishte kthyer nga Qabeja dhe gëzonte autoritet të madh në vendlindje dhe rrethinë. Aq modest ishte sa që kur ia vranë djalin ditën e varrimit ia fali gjakun dorasit. Një ditë tjetër kishte gjetur një çantë me ar dhe e dorëzoi menjeherë tek organet e pushtetit në Mitrovicë. Organet e publikuan humbjen e pasurisë, mirëpo askush nuk u lajmërua. Atëherë xhandarët ftuan Haxhi Veselin dhe ia dorëzuan paratë. Haxhiu me ato para ndërtoi një xhami në periferi të Mitrovicës që mori emrin Haxhi Veseli. Në këtë tempull të fesë popullata e lagjeve periferike dhe fshatarëve të afërta të Mitrovicës ka kryer ritet fetare. Në vitin 1999 xhamia u dogj nga forcat serbe. Në hirin e zjarrit të pushtuesit përfunduan edhe qindra-mijëra libra me vlerë nga e kaluara. Në oborrin e saj u varrosen trupat dhjetra-civilëve shqiptarë. Pas lufte është riparuar me fondet monetare të Emirateve të Bashkuara Arabe.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Klubi Letrar Internacional "Arif Shala". fq. 130. ISBN 978-9951-663-35-9.