Xhamia e Shipolit
Appearance
U ndërtua në këtë vendbanim në fund të viteve 80-ta shek. XX me shpenzime të banorëve vendas.Xhamia ndodhet afër magjistrales Mitrovicë-Skenderaj-Pejë. Gjatë luftës në Kosovë ky tempull i fesë u shëndrrua në strehimore për qindra-mijëra refugjatë të ikur nga krahinat e Drenicës, Llapushës dhe Gjakovës. E dogjën nga brenda forcat serbe në vitin 1999. Pas luftës u riparua nga mjetet financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe. [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: "Lena Grafik". ISBN 978-9951-663-35-9.