Xhamia e Vokopolës
Xhamia e Vokopolës ndodhet në qendër të fshatit me të njëjtin emër në Myzeqenë e poshtme në rrethinat e Beratit.
Ky monument kulturor në vitet 1967-1968 e ka humbur funksionin e monumentit të kultit duke u kthyer në depo për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Pas viteve 1990 monumenti rifilloi të funksionoj si monument kulti. Arkitektura e sotme e monumentit paraqitet e ndryshuar, kështu dritaret e faqes perëndimore dhe lindore janë bllokuar, ndërsa minareja është shkatërruar. Ambienti i brendëshëm ka pësuar gjithashtu ndryshime, dyshemeja është shkatërruar ndërsa muret janë i lyer me qëlqere të bardhë duke zhdukur çdo gjurmë të afreskeve ose mbishkrimeve të mëparshme. Kupola e xhamisë është e vogël, në formë gjysëm rrethore e ndërtuar me tjegulla. Ka shumë mundësi që këto ndryshime të jenë bërë në fazën e kthimit të monumentit në depo, gjatë periudhës së qeverisjes komuniste. Sot ky monument paraqitet në gjendje jo të mirë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme restauruese.