Xhantar Mantari i Varanasit
Jantar Mantar | |
---|---|
Emri amëtar Hindi: जंतर मंतर | |
Lloji | Observator astronomik |
Vendndodhja | Ghati Man Mandir, Varanasi |
Qyteti më i afërt | Varanasi |
Koordinatat | 25°18′27.8″N 83°0′38.53″E / 25.307722°N 83.0107028°E |
Lartësia | 75.6 m |
Themelues | Jai Singh-u II |
Ndërtuar | 1737 |
Përdorimi fillestar | Observator astronomik |
Riparuar më | 1912 |
Riparuar nga | Sawai Madho Singh |
Arkitekti | Sardar Mohan |
Pronar | Archaeological Survey of India |
Jantar Mantari i Varansit, i ndërtuar në vitin 1737, është një nga pesë observatorët e ndërtuar nga mbreti i Amberit, maharaxha Jai Singh-u II në Indi.[1][2][3][4][5][6] Observatori hindu Jantar Mantar është një monument mjaft i njohur në Varanasi, që illustron nivelin e Indisë në astronomi ashtu si dhe në ndërtim dhe arkitekturë.[7][8][9] Observatori, i vendosur në koordinatat 25°18.467′N 83°00.658′E / 25.307783°N 83.010967°E (qendra e observatorit Jantar Mantar), zotërohet nga Archaeological Survey of India.[10] Monumenti u ndërtua me synimin për të krijuar kalendare të sakta diellore dhe hënore si dhe për të studiuar objektet kozmike.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky monument i shkëlqyer u ndërtua në vitin 1737 nga mbreti i Amberit (Xhaipurit), Sawai Jai Singh II (1686-1745), themelues i qytetit të Xhaipurit dhe pasardhës i raxhës Man Singh-ut. Maharaxha Jai Singh-u II ishte aq i dhënë pas astronomisë, shkencës dhe teknologjisë sa, midis viteve 1727 dhe 1737, ndërtoi jo një por pesë Jantar Mantarë në qytete të ndryshme.[4] Në fillim të shekullit të XVIII, ai i dërgoi studiuesit e tij për të studiuar dizajnin, ndërtimin dhe teknologjinë e observatorëve, në mënyrë që të ndërtonin observatorët më të mirë në rajon. Studiuesit u kthyen me shqyrtimet dhe doracaktët e tyre të astronomisë dhe pas kësaj, Jai Singh-u II ndërtoi observatorë në Xhaipur, Mathura, New Delhi, Ujjain dhe në Varanasi.[2][3][4][7] Këto monumente tani menaxhohen nga Qeveria Indiane si monumente historike.[11] Sipas librit të Sir Robert Barker-it, Collected Writing of Dharmpal, të shkruar në vitin 1772, observatori ishte ndërtuar rreth 200 vjet më parë nga Raja Mawnsing, djali i Jaysing-ut. Ai pohon se "Kurioziteti kryesor këtu është observatori ...ka një hark mural të tepër të mirë të vendosur mbi një suva chunam-i, aq të hollë dhe të lëmuar, sa duket si mermer; dhe megjithëse është me siguri shumë e vjetër, është akoma e përsosur, por treguesi është i mangët; humbje që mund të rregullohet nga një person që ka një shije për këto studime..."[12] Si Barker edhe Pearse pohon specifikisht se ai ka qenë aty për rreth dy shekuj, megjithatë kjo është më shumë një histori përrallore. Plani i observatorit në pallatin Man Mahal u pregatit nga Jagannath-i, një astronom dhe punimet u zbatuan nga një arkitekt nga Xhaipuri i quajtur Sardar Mohan nën mbikqyrjen e Sadashivas.[13] Riparimi dhe rikonstruksioni i parë i Jantar Mantarit u bë në vitet 1850. Një pllakatë mermeri e vendosur në një mur përmend se observatori u restaurua në vitin 1911-12 me urdhër të mbretit Sawai Madho Singh i Xhaipurit, nën drejtimin e astronomit shtetëror Govindracandra Bhavan dhe inxhinierit C. E. Estaworth. Për shkak të përpjekjeve të maharaxha Sawai Singh-ut edhe tani instrumentet e vjetra janë të mirë-konservuara dhe mundësojnë një vëzhgim të mirë.[13] Observatori është i mbrojtur nga Akti i Monumenteve të Lashta dhe Sitet dhe Mbetjet Arkeologjike të vitit 1958, dhe i menaxhuar nga Archeological Survey of India. Që nga viti 1987, janë kryer restaurime dhe konservime në faza dhe shkallë të ndryshme. Në vitin 1988 Departamenti i Vaditjes së Uttar Pradeshit e rikonstruktoi dhe riparoi Ghatin Man Mandir, ku gjendet observatori. Në vitin 2000 me një grant prej një milion rupish Departmenti i Turizmit të Uttar Pradeshit e rikonstruktoi dhe riparoi këtë ndërtesë historike, por kjo fazë rikonstruktimi është e pamjaftueshme dhe punimet nuk janë të kënaqshme.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jantar Mantari u ndërtua me synimin për të matur kohën vendore, lartësinë e vendit dhe pozicionet e diellit, yjeve dhe planeteve për të përcaktuar eklipset. Lëvizja, shpejtësia dhe sjelljet e yjeve dhe planeteve regjistroheshin nëpërmjet instrumenteve të veçanta.[2][3][4] Jantar Mantari është i famshëm edhe si Observatori Man Mandir, si dhe, për shkak të larmisë së instrumenteve, quhet edhe “Yanthra Mandir”. Në Indi studimet astrologjike bëhen për të ditur fatin e një personi, përshtatshmërinë dhe suksesin e martesave, lindjen dhe të ardhmen e një fëmije si dhe në kohët e lashta parashikimet astrologjike bëheshin nga priftërinjtë për të njohur nëse vendi do të kishte të korra të mbara ose jo. Në këtë mënyrë Jantar Mantari i Varanasit u bë për të parashikuar eklipset dhe lëvizjet e trupave jashtë-tokësorë. Astrologët këtu studionin të gjitha lëvizjet planetare ndërsa inxhinierët vëzhgonin ndërtimin e tij.[7] Krahasuar me Jantar Mantarët në New Delhi dhe Xhaipur, Jantar Mantari i Varanasit është më pak i pajisur, por ka orën diellore ekuatoriale që të tjerët nuk e kanë.[11] Me ndihmën e orës diellor mund të gjendet ora, pavarësisht se 5-7 minuta diferencë me orën e saktë. Mbreti i zhvilloi instrumentet e observatorit bazuar mbi metoda të sakta ndërtimi, llogaritjeje dhe observimi të vendeve të fiksuara të yjeve dhe planeteve sipas lëvizjeve dhe shmangjeve. Instrumentet gjigande prej guri u përdorën për të studiuar lëvizjen e diellit, hënës, yjeve dhe trupave të tjerë qiellorë.
Edhe sot llogaritjet e tij janë pothuajse në kohezion me instrumentet moderne teknologjike. Disa nga instrumentet më të rëndësishme të Jantar Mantarit të Varanasit janë: Disha Yantra, Bhitti Yantra, Digansha Yantra, Samrata Yantra, Laghu Samrata Yantra, Krantivritta Yantra, Prakash Yantra, Narivalaya Dakshin, Chakra Yantra, Dhruva Yantra, Ram Yantra, Uttar Gola etj.[11] Në hyrje të tij gjendet Bhitti Yantra (kuadranti muror), që konsiston në një mur 3.353 metra të lartë dhe 2.775 m. të gjerë, në vendin e meridianit; që tani është i rrënuar. Instrumenti më i madh është Samrata Yantra (mbreti i instrumenteve), muri i të cilit është 10.973 m. i gjatë dhe 1.372 m. i gjerë, i vendosur në planin e një meridiani. Njëri skaj është 1.937 m. i lartë, ndërsa tjetri 6.795 m., duke u ngjitur gradualisht drejt pikës së drejtuar nga Poli i Veriut. Kjo ndihmon në matjen e meridianit dhe lëvizjen e ndonjë planeti ose ylli si dhe diellit, ashtu si dhe itinerari i sakt i një ylli. Një version më i vogël i këtij instrumenti, është Laghu Samrata Yantra. Një tjetër instrument gjigand, i quajtur Digansha Yantra, përdoret për të gjetur gradët e azimutit të planeteve ose yjeve. Jantar Mantari është i vendosur në çatinë e Pallatit Man Mahal, i njohur në mënyrë popullore si Man Mandir, në Ghatin Man Mandir pranë Ghatit Dashashvamedha dhe Tempullit Kashi Vishvanatha në Godaulia, në bregun perëndimor të Gangut. Ai është i vendosur në një vend të lartë që ujërat e Gangut nuk mund ta arrijnë. Ai gjendet 7 km nga Banaras Hindu University dhe 6 km nga Stacioni Hekurudhor i Varanasit. Ai është një monument mjaft tërheqës për arkitektët, astronomët dhe inxhinierët.[11] Pranë këtij monumenti gjenden shumë majmunë që grumbullohen në ghatet e Varansit si rezultat i urbanizimit dhe shkatërrimit të habitatit të tyre.[7] Tavanet e ngjyrosura në mënyrë elegante dhe dritaret e pallatit, që shërbejnë edhe si ballkone, janë tërheqje shtesë për vizitorët që nga tarraca e tij mund të shijojnë panoramat e gjera të brigjeve lindore dhe perëndimore të Gangut.[13] Duke qenë se makinat nuk lejohen përtej Godaulias, për të arritur në Observatorin Man Mandir duhet të ecësh në këmbë për 5 minuta. Një shembull i stileve komplekse arkitekturore, struktura tërheq shumë astronomë, inxhinierë, arkitektë dhe shkencëtarë bashkë me udhëtarë për kombinimin e tij të përsosur të formave gjeometrike.[4] Monumenti është i hapur të gjitha ditët nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 5:00 mbasdite.[4] Indianët dhe qytetarët e organizatave SAARC (South Asian Association for Regional Cooperation) dhe BIMSTEC (Bay of Bengal Initiative for Multi-Sectoral Technical and Economic Cooperation) për të hyrë paguajnë 5 rupi secili, ndërsa të tjerët 100 rupi. Hyrja e fëmijve deri në 15 vjeç është falas.[13] Instrumentet e observatorit mbi çatinë e pallatit sot janë të kërcënuara nga degradimi, pavarësisht faktit se monumenti është shpallur monument i rëndësisë kombëtare. Shumica e pllakave të bakrit që shënojnë këndet ë perimetrin e instrumenteve gjithashtu janë të rrëzuara dhe shumë prej tyre tashmë i kanë humbur pjesët e tyre.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Altitude". daftlogic.com. Marrë më 1 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "History". Varanasi.org. Marrë më 1 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Jantar Mantar". Varanasi city website. Marrë më 1 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f "About Jantar Mantar". holidayiq.com. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2016. Marrë më 7 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jantar Mantar in Varanasi". hoteltravel.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 1 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jantar Mantar information". visitinvaranasi.com. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2015. Marrë më 1 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Jantar Mantar of Varanasi". holyvoyages.com. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2017. Marrë më 7 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Places Of Interest". Varanasi.nic. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2016. Marrë më 1 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jantar Mantar of Varanasi". varanasi.org.in. Marrë më 7 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Coordinates". latlong.net. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2017. Marrë më 1 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Jantar Mantar Varanasi". varanasionline.in. Marrë më 7 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Collected Writing of Dharampal[lidhje e vdekur]; volumi I, kapitulli I, fq. 39
- ^ a b c d "Man Mandir Observatory". varanasitourismtravels.com. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2017. Marrë më 7 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ASI link: Ticketed Monuments - Uttar Pradesh: Man Singh Observatory, Varanasi