Shko te përmbajtja

Gabrieli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Xhebraili)
Detaje e Shpalljes nga Leonardo da Vinci, shek.1472–1476.

fetë abrahamike (Judaizëm, Krishterim, Islam), Gabrieli (/ˈɡeɪbriəl/ GAY-bree-əl) është një kryeengjëll me fuqinë për t'i shpallur vullnetin e Zotit njerëzimit, si lajmëtari i Zotit. Ai përmendet në Biblën hebreje, në Dhiatën e Re dhe në Kuran.

Librin e Danielit, Gabrieli i shfaqet profetit Daniel për të shpjeguar vizionet e tij. Kryeengjëlli shfaqet gjithashtu në Librin e Enokut dhe në shkrime të tjera të lashta hebraike që nuk janë ruajtur në hebraisht. Krahas kryeengjëllit Mikael, Gabrieli përshkruhet si engjëlli mbrojtës i izraelitëve, duke i mbrojtur ata nga engjëjt e popujve të tjerë.

Në Dhiatën e Re, Ungjillin e Lukës, Gabrieli i shfaqet Zakarias duke parathënë lindjen e Gjon Pagëzorit. Më vonë Gabrieli i shfaqet Virgjëreshës Mari për të shpallur se ajo do të ngjizej dhe do të lindte një djalë përmes një lindjeje të virgjër. Shumë tradita të krishtera - duke përfshirë Ortodoksinë Lindore, Katolicizmin, Luteranizmin dhe Anglikanizmin - e nderojnë Gabrielin si shenjtor.

Islami e konsideron Gabrielin si një kryeengjëll të dërguar nga Zoti te profetë të ndryshëm, përfshirë Muhamedin. Pesë vargjet e para të Al-Alak, kapitullit të 96-të të Kuranit, besohen nga myslimanët të kenë qenë vargjet e para të shpallura nga Xhibrili te Muhamedi.

besimin mysliman Xhebraili është një ndër katër melekët më të rëndësishëm, i cili kryen funksionin e komunikuesit të shpalljeve hyjnore tek profetët. Megjithëse engjëlli i shpalljes në gjuhën arabe shprehet me fjalë të ndryshme, më të njohurat prej tyre janë Xhebrail, Xhebreil, Xhebril, Xhibrin dhe Xhibril. Në Kuranin fisnik përmendet me pesë mënyra emërtimi, të cilat janë: Xhibril, Ruhulkudus (Shpirti Shenjtë), Ruhulemin (Shpirti Besnik), Ruh (Shpirti) dhe Resul (I dërguari). Sikurse tregojnë ajetet kuranore, engjëlli Xhebraili zotëron një fuqi të papërballueshme, një informacion sublim dhe të dhëna absolute. Ai gëzon respekt të veçantë nga “Poseduesi i fronit” (Zoti) dhe është një engjëll, të cilit i binden edhe engjëjt e tjerë në mënyrë kategorike. (Nexhm, 53/5-6; Tekvir, 81/19-21) Xhebraili i qe shfaqur Merjemes në trajtën e një njeriu normal, i pati thënë se ai është i dërguari i Zotit dhe se vinte tek ajo për ta njoftuar se ka për të lindur një fëmi të dlirë si dhuratë të Zotit për të. (Merjem, 19/17-19) Meleku Xhebrail qe i ngarkuar t’i shpallte profetit Muhamed librin e shenjtë Kuranin. Profeti Muhamed e pati parë dy herë Xhebrailin në formën e tij si melek, njëherë në “horizontin e hapur” dhe herën e dytë në “sidretu’l-munteha”. Ai qe miku i Profetit dhe mbështetësi i besimtarëve kundër politeistëve. Ky engjëll zbret natën e Kadrit së bashku me engjëjt e tjerë në botë dhe ka për t’u rreshtuar së bashku me melekët e tjerë ditën e gjykimit kur njerëzit do të japin llogari në mahsher.

Në hadithe Xhebraili është meleku që i sjell vahjin Profetit Muhamed, ia mëson atij Kuranin përmendësh, i mëson gjykimet e drejta për çështje të ndryshme dhe shfaqet para profetit, madje edhe para sahabeve në formën e një njeriu. Ai komunikon drejtpërdrejt me Zotin. (Musned, II, 267; III, 230; Buhari, Tevhid, 33) Për herë të parë ai u shfaq para profetit Muhamed në shpellën Hira për t’i komunikuar shpalljen e parë hyjnore, që përbëhej nga pesë ajetet e para të sures Alak e që janë “Lexo! Me emrin e Zotit që të krijoi! Ai e krijoi njeriun nga gjaku ngjizur! Lexo, se Zoti yt është fisnik. Ai i mësoi njeriut të shkruajë me pendë. Ai i mësoi njeriut gjëra që nuk i dinte.” (Alak, 1-5) (Buhari, Tabir, 1; Bedu’l-halk, 7; Muslim, Iman, 257, 258) Meleku Xhebrail ia pati mbushur zemrën me “urtësi” profetit Muhamed përpara se të kryente miraxhin, duke bërë që trupi i tij të bëhej i lehtë si shpirti. Gjatë këtij udhëtimi mrekulli profeti Muhamed e pa Xhebrailin për të dytën herë në formën e tij si melek. Xhebraili e shoqëroi atë nëpër botën tjetër duke i sqaruar pamjet që profeti Muhamed shihte aty. (Buhari, Salat, 1, Bedu’l-halk, 6) Në mënyrë të veçantë gjatë muajitRamazanit Xhebraili vinte tek profeti Muhamed çdo mbrëmje për të dëgjuar prej tij ajetet kuranore që i ishin shpallur deri në atë moment. Vitin e fundit të jetës së profetit, ai kishte kërkuar nga Muhamedi (a.s.) që t’ia këndonte nga dy herë. (Buhari, Savm, 7)

Në hadithet tregohet se Xhebraili i shndërruar në njeri pati marrë pjesë në disa beteja, madje e pati frymëzuar poetin Hasan bin Thabit kur ai thurte vargje në përgjigje të sulmeve fyese që politeistët mekas u drejtonin myslimanëve. (Buhari, Megazi, 17; Muslim, Fedail, 46, 47) Në literaturën islame është shkruar një numër i madh traktatesh, veprash dhe librash që kanë lidhje me emrat e Xhebrailit, cilësitë, funksionet, pamjet prej njeriu që ai merrte dhe epërsinë e tij mbi melekët e tjerë, duke formuar kështu një literaturë të pasur në fushat e tefsirit, hadithit, historisë islame, tasavufit, kelamit dhe filozofisë islame. Ky shtjellim i gjerë i këtij meleku ka bërë që përveç emërtimeve në Kuran e hadith, në literaturën islame të krijohet një seri emërtimesh të tjera siç janë Ruhullah, Hadimullah, Ruhu’l-adham, Aklu’l-ekrem, Namusu’l-ekber, Aklu’l-faal, Vahibu’s-suver, Hazinu’l-kuds, Tavusu’l-melaike. Në literaturën islame gjendet shumë informacion në lidhje me melekun Xhebrail, por me përjashtim të të dhënave që gjenden në Kuran dhe në librat e saktë të hadithit, ky lloj informacioni është konsideruar prej dijetarëve myslimanë i dobët dhe në të shumtën e rasteve me prejardhje nga literatura izraelite.