Jump to content

Xhemal Deliallisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhemal Deliallisi
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
U lind në1880
Vdiq1941
KombësiaShqiptar
Prind/ërSali bey Deliallisi (Babai)

Xhemal Deliallisi (1880-1941) ishte veprimtar shoqëror dhe politik i lëvizjeve për çlirim kombëtar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Xhemal Deliallisi u lind në Shijak. Ai mori pjesë në shpalljen e pavarësisë si delegat i Shijakut në nëntor 1912 dhe nënshkroi dokumentin e pavarësisë me shënim në osmanisht “Xhemmalyyddin bej”. Gjatë viteve `20 mori pjesë në aktivitetet për demokratizimin e vendit. Përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924 mbështeti kryengritjen e Fan Nolit. Pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer pas disa vitesh. U vendos në Tiranë, ku ndiqte me interes zhvillimet politiko-shoqërore të vendit. Vdiq në Tiranë.