Jump to content

Xhevat Limani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhevat Limani (1953) aktor dhe regjisor shqiptar nga Maqedonia.[1]

Xhevat Limani, u lind më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës (Maqedoni). Diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në teatër dhe në disa filma artistikë. Është skenarist dhe regjisor i filmit të parë shqiptarë në Maqedoni, me titull "Fatprerët". Është pedagog i lëndës së aktrimit në Fakultetin e Artit Dramatik të Universitetit të Tetovës. Ka fituar një varg çmimesh dhe mirënjohjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka realizuar disa shfaqje.[1]

Krijimtaria artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Nuk ishin vetëm" (film dokumentar për shqiptarët e Amerikës në luftën e UÇK-së).
  • "Pranverë dimërore" - poezi;
  • "Albaniada" - dramë;
  • "Artisti pa Atdhe» (roman);
  • "Dodona" - dramë;
  • "Ora shqiptare";
  • "Demoniada";
  • "Antimemorandum";
  • "Anatema";
  • "Hijet";
  • "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu";
  • "Muri i lotëve";
  • "Unë Adem Jashari".[1]
  1. ^ a b c Fjalor Enciklopedik Shqiptar, (vëllimi II), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 1523, ISBN 978-99956-10-28-9