Xhezo Canaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhezo Canaj ka lindur në Vasjar të Tepelenës, në 1961. Shkollën e mesme e kreu në qytetin Memaliaj, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë. Ka punuar si mësues dhe drejtues në shkollat e rrethit të Tepelenës në Sinanaj, Vasjar e Memaliaj. Ka qenë aktiv dhe në jetën politike, i angazhuar në proceset demokratizuese të vendit. Qysh prej vitit 2007, jeton në Tiranë dhe punon si mësues. Ka botuar vëllimet me poezi: “Në ëndërr”, Gjirokastër 1999 dhe “Mall dhe trishtim”, Tiranë 2002.