Jump to content

Giuseppe Fiorelli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhuzepe Fioreli)
Xhuzepe Fioreli

Xhuzepe Fioreli (lindi më 7 qershor 1823 - vdiq 28 janar 1896) ishte një arkeolog italian, i mirënjohur për gërmimet e tij në Pompei, të cilat ndihmuan në ruajtjen e qytetit.

Fioreli lindi më 7 qershor 1823 në Napoli. Punimet e tij fillestare në Pompei u përmbyllën në 1848. Ai u burgos për ca kohë përshkak të qasjeve radikale ndaj arkeologjisë dhe ndjenjave të forta nacionaliste që e çuan atë në telashe me mbretin e Napolit, Ferdinand e II. Gjatë kohës kur ishte i burgosur politik, ai prodhoi një vepër me tre vëllime me titull Historia e Antikave Pompeiane (1860–64). Më pas ai u bë profesor i arkeologjisë në Universitetin e Napolit dhe drejtor i gërmimeve (1860–75), duke shërbyer njëkohësisht si drejtor i Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Napolit nga viti 1863 e më pas.

Fiorelli njihet më shumë për derdhjen në allçi së trupave të viktimave nga shpërthimi i Vezuvit, procesi i cili ka marrë edhe emrin e tij "procesi Fiorelli". Ai e kuptoi se në vendin ku një kufomë ose material tjetër organik ishte varrosur nën hi, mbetjet dekompozoheshin me kalimin e kohës, dhe lini një zgavër me formën e tyre të dikurshme. Kështu që, kur një gërmues zbulonte një zgavër të tillë, mbi të derdhej allçi nga Parisit dhe lihej të ngurtësohej. Hiri rreth allçisë më pas hiqej me kujdes, duke lënë kështu vetëm kopjen prej allçije të njeriut ose kafshës në momentin e vdekjes së tyre. Ky proces dha informacione se si njerëzit kishin vdekur gjatë shpërthimit, çfarë po bënin në momentet e tyre të fundit dhe çfarë lloj veshjesh kishin veshur.

Në 1875 Fiorelli u bë drejtor i përgjithshëm i Antikiteteve Italiane dhe Arteve të Bukura, duke shërbyer në këtë detyrë deri në vdekjen e tij dy dekada më vonë. Puna e tij në Pompei u vazhdua nga Mikele Ruxhero,Xhulio de Petra, Etore Pais dhe Antonio Soljano, të cilët filluan të restauronin çatitë e shtëpive me dru dhe pllaka në mënyrë që të mbronin pikturat e mureve dhe mozaikët e mbetur brenda.

Xhuzepe Fioreli vdiq për shkaqe të papërcaktuara më 28 janar 1896 në Napoli.

  • "Osservazioni sopra talune monete rare di città greche"
  • Monete inedite dell'Italia antica, Napoli 1845, 22, n.9.
  • " Pompeianarum Antiquitatum Historia ", la storia degli scavi di Pompei (1860 - 1864)
  • Catalogo del Museo Nazionale di Napoli: Medagliere, Vëll. I, Monete Greche, Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit, 1870
  • Catalogo del Museo Nazionale di Napoli: Collezione Santangelo. Napoli, 1866-67.
  • Descrizione di Pompei, 1875
  • Guida di Pompei, Roma (Tipografia Elzeviriana) 1887, f. 112 [1]
  1. ^ Testo integrale disponibile su AI Forum