Jump to content

Ylli Dilo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ylli M. Dilo u lind në Sheper të Zagorisë, në vitin 1951, vendlindja e Andon Zako Çajupit dhe Ilia Dilo Sheperit. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme (Gjimnazin Qemal Stafa), e mbaroi në Tiranë, me rezultate shumë të mira. Dyert e shkollës së lartë ishin të mbyllura për të me gjithë përpjekjet e mëdha që iu bënë nga prindërit e tij, deri në udhëheqjen e atyre viteve, edhe pse nëna e tij ishte motër e Pano Xhamballos, e martuar me Margarit Ilia Dilon. Me triumfin e "demokracisë" në Shqipëri, kërkoi përsëri në të gjitha organet e nomenklaturës shtetërore të drejtën për të vazhduar studimet, por përsëri kjo e drejtë iu mohua. Në vitin 1992, merr rrugën e mërgimit dhe vendoset familiarisht në Greqi. Herëpashere ka botuar shkrime në gazetën Illyria të Shqiptarëve të Amerikës, duke qenë i përfshirë edhe në antologjinë poetike Shpirti i fjalës (2009).