Jump to content

Ylli Drishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ylli Drishti (Tirane, 13 shkurt 1953) Studjues dhe kritik arti. është diplomuar për pikturë monumentale në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (1976). Ka marrë pjesë në grupin e piktorëve që projektuan interieret e Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë (1979 - 1982), dhe Muzeut Historik, Lushnjë (1986 - 1987). Gjatë viteve 1982 – 1995 ai ka qënë restaurator i veprave të artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, Tiranë dhe nga viti 1995 - 2018 ishte studiues & kurator arti në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Drishti është autor i shumë artikujve shkencorë, publiçistikë dhe i kumtesave në fushën e restaurimeve dhe studimeve mbi ikonat dhe afreskat bizantine dhe pas-bizantine, që ruhen në kishat, manastiret dhe muzetë shqiptarë. Ka kryer specializime në Greqi (1988, 1994), Francë (1996) dhe ka mbajtur kumtesa në disa simpoziume ndërkombëtare në Shqipëri (Berat, Korçë, Tiranë) dhe Bullgari (Plovdiv, 1994). Në fushën e botimeve është bashkëautor në monografinë “Kostandin Shpataraku” (Mantova, Itali, 1992), “Ibrahim Kodra” (Tiranë, 2004), “Ikona të Beratit” (Tiranë, 2003), “Artistë Shqiptarë në Akademitë Italiane” (Tiranë, 2005) “Arti i Ikonografisë në Shqipëri” 2021 (me bashkautor A.Llukanin), etj. Disa nga botimet më të rëndësishme si autor janë: “Ikona Shqiptare” (Rimini, Itali, 2000), “Ikona bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri” (2003, botimi i parë), Katalogu “Bashkim Ahmeti” (Tiranë, 2004, 2007, 2016); Agron Hoti (2015), Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë (2012); “Ikona – Icons”, 2017 (Koleksioni i ikonave të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë); Janaq Paço (2019), “100 vjet Tirana në pikturë” (2020), Ikona bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri” (2022, ribotim), Icons of Berat ( 20244, ribotim), Ikonostaset e Shqiperise (2024) [1]

  1. ^ Shehu, Tea; Hoxha, Violeta; Ylli, Dorina; Ylli, Agron (2022-05-07). "Fahr Syndrome secondary to pseudohypoparathyroidism". Endocrine Abstracts. doi:10.1530/endoabs.81.ep192. ISSN 1479-6848. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)