Ylli Molla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ylli Molla lindi në Skrapar në vitin 1964. Gazetar profesionist që nga viti 1992. Karrierën e ka nisur në gazetën "Luftëtari" ("Ushtria"), gazetar dhe redaktor përgjegjës. Më pas, në gazetën "Shekulli", redaktor i kronikës dhe i redaksisë së investigimit. Kryeredaktor i revistës "Spektër" në 2001, drejtor i Agjencisë së Lajmeve ALNA në 2002. Deri në fund të vitit 2005, kryeredaktor dhe drejtor i gazetës "Dita". Në vitet 2006-2007, redaktor dhe kryeredaktor i gazetës "Telegraf". Kryeredaktor i revistës VIP Albania në 2011. Prej vitit 2006 e në vazhdim, kryeredaktor i Shtëpisë Botuese Botart.