Jump to content

Zall-Reçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zall-Reçi është një fshat në Shqipëri ne Diber

Komuna e Zall-Reçit është një nga 35 njësitë vendore të qarkut të Dibrës dhe ka një sipërfaqe prej 4700 ha, me një terren tepër të thyer, tipik malor, me 9 fshatra, të shpërndarë larg njëri-tjetrit, me një zonalitet të theksuar vertikal, që fillon nga 400 m mbi nivelin e detit në fshatin Zall-Reç, deri në 1400 m në fshatin Ndershene. Qendra e komunës është Zall Reçi rreth 42 km larg qytetit të Peshkopisë, me rrugë të paasfaltuar dhe në gjendje jo të mirë. Komuna e Zall-Reçit kufizohet në lindje me Kalisin dhe Vilën e Kukësit, nga jugu me Zall-Dardhën, nga perëndimi me Lurën dhe nga veriu me Arnin e Skavicën të rrethit të Kukësit. Teritori ka nje ndertim gjeologjik te komplikuar.Ketu takohen formacionet gjeologjike me te vjetrat e Shqiperise.Here pas here eshte prekur nga levizjet neotektonike ngritese qe kane luajtur nje rol te rendesishem ne formimin dhe modelimin e relievit.Lartesia malore e kodrinore-fushore eshte 340m mbi nivelin e detit.

Komuna përbëhet nga 9 fshatra me një popullsi 1968 banorë dhe 370 familje. Fshatrat janë: Zall- Reç, Thark, Bardhaj-Reç, Kraj-Reç, Draj-Reç, Qaf- Reç, Hurdhë-Reç, Gjurë-Reç, Ndërshenë. Para 15 vitesh komuna kishte rreth 5500 banorë, shifër që tregon për shpërnguljen e madhe, e cila ka ndodhur në këto vite për shkak të varfërisë dhe prapambetjes së zonës në krahasim me zonat e zhvilluara në rajon dhe në vend.

Hambari i drithit dhe frutikultures keshtu e kane specifikuar dhe njihet zona e Zall-Recit.Ka nje ekonomi te dobet vendi eshte i varfer per shkak per infrastruktures.Rruga e Arbrit do te zhvillonte me shume ekonomine e ketij vendi ne turizem malor,bujqesi dhe blegtori.

Krahina e Reçit është një nga trevat më të njohura të Dibrës. Reçi ka qenë Mali i parë i krahinës së Dibrës, ku banorët e tij janë shquar për virtyte të larta burrërore, bese, trimërie dhe bujarie. Bestar si reçjani përmendet kudo ndër dibranët. Zona e Reçit ka qenë e populluar që në kohërat e lashta. Këtë e tregojnë vendbanimet e shumta të gjetura në rrënojat e disa fshatrave të krahinës, si në Krraj-Reç, Ndërshenë, Draj-Reç, Qeze, Pulish, Hurdhë-Reç etj. Reçjanë, përveçse bestarë, shquhen edhe për trima e luftëtarë, gjë e tregojnë betejat, qëndresat dhe gojëdhënat e ndryshme. Kështu, përmendim betejat kundër serbëve, turqve, austriakëve (koha e nemcës), si dhe gojëdhënat për fisin dhe djemtë e fisit të TROCIT, i cili mundi në shesh të burrave në dyluftim në Shkodër, duke fituar kështu titullin dhe nderet e të parit të vendit. Reçjanët kanë nxjerrë dhe në ditët e sotme figura dhe mendje të ndritura që kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës, kërkimeve historike, politikës, administrimit qeverisës dhe biznesit.

Plani strategjik Plani strategjik i Zhvillimit të Komunës së Reçit për vitet 2009-2014 është dokumenti më i rëndësishëm dhe themelor në fushën e zhvillimit të komunës dhe në hartimin e Planeve me Aktivitete specifike Zhvillimi. Si një dokument i tillë, ai identifikon drejtimet strategjike optimale, sasiore dhe cilësore brenda kuadrit të zhvillimit të komunës, duke marrë në konsideratë hapësirat e mundësive ekonomike që janë të segmentuara. Gjatë procesit të përgatitjes së Planit strategjik jemi mbështetur për të integruar në të dhe dokumentet e Strategjisë së Zhvillimit Rajonal të Qarkut të Dibrës hartuar nga UNDP në 2005 dhe Strategjinë kombëtare të Zhvillimit Rural, Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit dhe Strategjinë e Reduktimit të Varfërisë në Republikën e Shqipërisë. Plani Strategjik i komunës së Reçit konsiston në një listë me objektiva kyçe prioritare që janë karakteristike për zonën, duke u përpjekur të zgjidhin problematiken aktuale, të parashtrojnë drejtimet dhe tendencat kryesore për të ardhmen e komunës në harmoni me prespektivën e zhvillimit të të gjithë vendit. Anëtarët e Grupeve të Punës kanë marrë pjesë aktive në procesin e hartimit të Planit Strategjik. Grupi qendror ka qenë i përbërë nga përfaqësues të Administratës dhe të institucioneve të komunës, nga përfaqësues të biznesit dhe sektorëve të tjerë, si dhe nga përfaqësues të OJF dhe të komunitetit, të cilët punuan sipas principeve dhe normave të metodologjisë së hartimit të Planit Strategjik. Në hartimin e Planit Strategjik të Komunës u asistuam nga skuadra e ekspertëve të ALPIN (Qendra për Zhvillime Rajonale dhe Ekonomike), e cila u financua nga Këshilli i Qarkut të Dibrës. Kjo ishte pjesë e financimit që Qarku i Dibrës ka marrë nga Ambasada Holandeze në kuadrin e programit për Forcimin e Qeverisjes së mirë në Rajonin e Dibrës. Pas diskutimeve me publikun, plani strategjik u diskutua dhe u adaptua sipas rekomandimeve të anëtarëve të Këshillit të Komunës, duke marrë kështu dhe aprovim ligjor si plani final i zhvillimit të komunës. Plani strategjik i Zhvillimit të komunës së Reçit do të zbatohet përgjatë realizimit të planit të aktiviteteve. Kjo nënkupton që në planet vjetore që përgatiten nga kryetari i komunës dhe miratohen nga Këshilli i komunës do të jenë sipas drejtimeve dhe gjurmëve të Planit Strategjik, i cili është i hapur dhe për rekomandime dhe shtesa të reja sipas nevojës dhe rasteve të krijuara.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]