Fazat e detit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zbatica)
Batica
Zbatica

Batica dhe zbatica nënkupton dy ngritjet dhe dy uljet e nivelit të ujrave të oqeaneve gjatë 24 orëve e 50 minutave si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës. Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë, kurse e uljes zbaticë. Këto lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit botërorë quhen me një emër të përbashkët fazat e detit.

Shkaktari kryesor i formimit të fazave të detit është forca tërheqëse e Hënës dhe e Diellit. Për shkak të largësisë së madhe, ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është me i vogël se ai i Hënës. Baticat formohen në anën në të cilën kulminon Hëna dhe në anën kundruall Tokës, si pasojë e veprimit të forcës centrifugale, e cila formohet gjatë rrotullimeve në sistemin Tokë-Hënë rreth boshtit të përbashkët rrotullues, ndërsa në anët perpendikulare të saj formohen zbaticat.

Hëna bënë rrugë eliptike rreth Tokës. Pozita më e afërt ndaj Tokës quhet perigea, kurse më e largët epogea. Gjatë rrotullimit të Hënës rreth Tokës, që kryhet për 27 1/3 ditë (muaji i Hënës). Hëna ndërron pozitën e vet mbi horizont prej rrethit tropik të veriut (23 shkallë të gj.gj. veriore) deri në rrethin tropik te jugut (23 shkallë gj.gj. jugore). si pasojë e këtyre faktorëve të jashtëm (forcës së baticës dhe zbaticës, si dhe atyre në vetë masën e ujit për shkak të fërkimit në mes shtresave të ujit dhe me brigjet e fundin) shkaktohen ndryshime në fazat e detit, në kohë dhe hapsirë.

Diferenca më të mëdha nëmes baticës dhe zbaticës gjat muajit janë pasoja të ndryshimit të pozitës gjatë rrotullimt në sistemin Tokë-Hënë-Diell. Baticat më të larta janë gjatë pozitës së sizigisë, dh.m.th.. Toka, Hëna dhe Dielli gjenden në një rrafsh (konjuksioni dhe opozicioni).

Fazat e detit kanë rëndësi të madhe në lundrimin detar, prandaj njohja e lartësisë dhe periodes së paraqitjes kanë rëndësi të madhe praktike. Për këtë qëllim janë përpiluar “tabela e baticës” dhe atlase të baticës”.Lartësia e baticës në pjesët e hapura të oqeaneve dhe të deteve është e vogël, 1-3 m, por në disa gjire ajo është më e madhe: në gjirin Fanda (Kanada) arrin lartësinë mesatare 13,6 m, ndërsa në raste të veçanta deri në 18 m, në gjirin e Bristolit 12 m, në detin e Bardhë 10 m, etj. Në detet e mbyllura amplitudat e fazave të detit janë të vogla: Deti i Zi 13 cm, Deti Baltik 4,8 cm, Deti Adriatik, afër Dubrovnikut deri në 1 m, në bregdetin shqiptar 30-45 cm.