Jump to content

Zebra (Toriko)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zebra (ゼブラ Zebura) është personazh fiktiv në anime dhe manga Toriko. Ai konsiderohet anëtari më i fuqishëm prej Katër Mbretërve Qiellor.

Nga katër mbretërit, ai kalon mirë me Torikon, i cili duket se e kupton atë më të mirë, pasi Sunny dhe madje edhe Coco refuzuan me forcë për ta parë atë për lirimin e tij kur sugjerohej ta bënte këtë nga Toriko. Duket të jetë më shumë një rivalitet sesa një miqësi dhe ata pëlqejnë të konkurrojnë me njëri-tjetrin sa herë që vie shansin. Zebra në veçanti urren "njerëz kryelartë", dhe duket se është i nxehtë, agresiv, luftëtar dhe i zhurmshëm, gjithmonë duke dashur të luftojë ose të konkurrojë me Torikon.

Zebra është i dhunshëm, i pashpirt, sidomos kur është i inatosur dhe nuk mund ta shoh dikë duke marrur një mundësi të keqe të luftoj. Ai i urren gënjeshtarin më shumë se çdo tjetër pasi konsideron se personi mund të bëhet kryelartë duke gënjyer.

Edhe krahasuar me Torikun, Zebra ka një oreks masiv dhe pak vëmendje se sa i ha, pasi ka ngrënë 26 lloje të tëra ndryshe nga katër mbretërit e tjerë. Zebra kurrë nuk tregon shenjë mirënjohjeje ndaj ushqimit të tij dhe kurrë nuk e ka thënë zakonin "Itadakimasu" (në japonisht për “Na bëftë mirë”) me duart e lidhura përpara se të hahet, përkundër kësaj ai në një farë mënyre zotëroi etikën e ushqimit. Zebra konsiderohet si një krijesë e rrezikshme të Klasës-A, dhe vetëm reputacioni i tij është i mjaftueshëm për t'i bërë shtetet luftarake të ndërpresin luftën kundër njëri-tjetrit dhe të bashkohen për të mbrojtur kundër tij. Një person i rregullt normalisht do të ikte nga frika ndaj tij dhe lirimi i tij nga Burgu i Mjaltit kishte dërguar përkohësisht ekonomitë botërore në kaos.

Ndjenja më e madhe e Zebrës si një na Katër Mbretërit Qiellorë është dëgjimi. Toriko thotë se Zebra mund të dëgjojë prej "dhjetëra kilometra larg". Për shkak se ka fituar përvojë të konsiderueshme duke vrarë kafshë të panumërta, Zebra mund të dëgjojë kur një armik do të vdesë, analogji me aftësinë e Cocos për të parë se një krijesë do të vdesë nëpërmjet perceptimit të tij për një pjesë shumë më të gjerë të spektrit elektromagnetik. Zebra vetë e përshkruan aftësinë si "dëgjimi i hapave të Korrësit të Zymtë" dhe duket se është thelbësore për të krijuar tingullin e lindur fatal të krijuar nga teknika e tij Zëri i Vdekjes.

Zebra rifiton energji duke u bërë nervoz, një arsyje përse Zebra ndonjëhere e lejon kundërshtarin ta godas atë deri kur Zebra bëhet nervoz.

Nuk dihet aq shumë për të kaluarën e Zebrës, megjithatë është e njohur që gjatë fëmijërisë së tij, së bashku me katër fëmijë të tjerë me emrin Toriko, Coco, Sunny dhe Rin ishin bonjak të rinj të uritur që jetonin vetëm në një komb të varfër dhe askush nuk kujdesej për ta, Anëtarët kryesorë të IGO-së Ichiryu dhe Mansam, të cilët erdhën në vendin e tyre për të shpërndarë ushqim për të varfërit. Pasi vuri re potencialin e fëmijëve, Ichiryu vendosi t'i merrte nën krahun e tij dhe t'u mësonte rrugët e Bishokujës (Gjuetar të Ushqimit) dhe t'i stërvitej në majat e tyre fizike.

Përfundimisht Zebra, Toriko, Sunny dhe Coco u bënë Katër Mbretër Qiellor, disa nga Bishokuya më të njohur në Botën e Njeriut dhe Rin u bë asistenti i djathtë i Mansamit. Në një pikë të panjohur gjatë ose pas stërvitjes së tyre, Zebra dhe shokët e tjerë të tij u injektuan me Qelizat e Ushqimit që rrisin fuqinë e tyre fizike përtej atyre të njerëzve normalë. Në disa pika të pazbuluara Zebra u sfidua dhe pothuajse vrau Match që shkaktoi të gjitha plagët mbi të me një sulm.

  • Paraqitja dhe personaliteti i Zebrës është i ngjajshëm me personazhin Lo'lo' nga manga Magi.