Jump to content

Zef Çuni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zef Çuni ka lindur në qytetin e Shkodrës ne vitin 1956. Ka kryer studimet e larta me rezultate të shkëlqyera në degën e Arkitekturës në Universitetin e Tiranës në vitin 1981. Është specializuar në Danimarkë për Sociologji Urbane dhe institucionet shkollore.

Z.Çuni është angazhuar në politikë që në vitin 1992 dhe ka qënë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës në vitet 1992-1996 dhe ne vitet 2004 – 2007 si dhe kandidat për deputet i PS në vitin 2005 dhe 2013.

Z.Cuni ka një karierë të pasur në fushën e arkitekturës, artit, sportit dhe shoqërisë civile.. Ai ka qënë për 10 vite drejtor i degës Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Shkodër dhe është restaurator i Kalasë Rozafat, shtëpisë së Oso Kukës dhe dhjetra objekteve në veriun e Shqipërisë. Ka qenë ekspert i Shoqates “Red Barnet” për investimet e qeverisë Daneze në Shqipëri. Ka qenë anëtar i bordit të projektit “Qytetet Krijuese” CREATIVE CITY 2004-2008 i mbështetur nga programi zvicerian për kulturën. Zbatues i nismave: Rivitalizimi i fasadave tradicionale, debate publike mbi administrimin krijues të qyteteve Bashkia Shkodër- Tiranë.

Ka qenë futbollist me Vllazninë dhe Dinamon.

Z.Cuni është i dekoruar me medaljen “Naim Frasheri” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në vitin 1989 , për restaurimin me cilësi të Kalasë së Shkodrës dhe organizim të mirë të punës në sektorin ku punonte.