Zehra Zhubi
Zehra Zhubi u lind më 1917 në Mitrovicë. Punoi si mësuese gjatë periudhës 1941-44
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore dhe 5 klasë të shkollës zejtare. Më 1941 e filloi punën si mësuese në shkollën fillore "Skënderbeg" në Mitrovicë.Gjatë muajve korrik -gusht-shtator 1943,mbaroi kursin e dytë pedagogjik në grupin B, ku gjendeshin 38 kursist nga Mitrovica si :Haki Ahmeti,Hajredin Saraqini,Sejdi Sylejmani,Nezir Halim Miftari,Nazim Dedolli etj.
Më 1945 për shkak të aktivitetit arsimor e patriotik,u burgos me dy shoqet e saj;Melihate Devën dhe Lina Shkrelin.Më 1946 u trasnferua në Prizren e pas një viti në Kaçanik,ku punoi deri në vitin 1950.Shpesh udhëtoi për në Mitrovicë të Strenit për të vizituar të shoqin Abdyl Zhubin,i cili ishte dënuar me 20 vjet burg për çështjen e flamurit dhe aktivitetin patriotik gjatë periudhës 1941-44. Me hapjen e shkollës fillore turke ,ajo u kthye në vendlindje, në Mitrovicë.Një kohë ishte drejtoreshë e kësaj shkolle turke.Më 1989,u shpërngul në Turqi.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: Pika 5 A. ISBN 9951-12-003-2.