Jump to content

Zeolitet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zeolitet

Zeolitet janë minerale mikroporoze të aluminosilikateve të perdorura gjerësisht si katalizatore dhe adsorbent. Termi "zeolit" u shpik fillimisht nga mineralologu suedez Axel Fredrik Cronstedt ne 1756, i cili gjatë eksperimenteve vuri re se sapo materiali i sibilatit ngrohej me shpejtësi, prodhonte një sasi të madhe avulli të ujit që kishte përthithur më parë. Mbi këto vezhgime ai e quajti këtë material "zeolit" nga greqishtja e lashtë. - Ku "zéō" do të thotë "të ziesh" dhe "líthos" do të thotë "gur", pra "gur që zihet".

Zeolitet gjenden në natyre por mund të prodhohen dhe artificialisht në shkallë të madhe. Që nga korriku i 2015, janë zbuluar 229 struktura të veçanta të zeoliteve artifical dhe mbi 40 struktura të zeolitëve të gjendur në natyrë.