Zihni Sako (teatër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Premiera e parë e teatrit është shfaqur më 27 nëntor të vitit 1968 në qytetin e Gjirokastrës. Trupa e teatrit dramatik ka dhënë shfaqje në të gjithë vendin, si dhe në vitet e fundit ka zhvilluar disa turne jashtë Shqipërisë. Trupa e teatrit “Zihni Sako”, ka dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë rregullisht në takimet kombëtare, ku dy herë ka merituar çmimin e tretë dhe një herë çmimin inkurajues.