Zija Grapshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zija Grapshi

Zija Grapshi (lindi me 19 Mars 1931) eshte nje aktor i filmit dhe teatrit shqiptar. Ai ka qene pjese e teatrit Zihni Sako ne Gjirokaster. Pervec filmit dhe teatrit, Zija Grapshi ka qene gjithashtu edhe dublues ku ka dubluar zerin e shume personazheve ne filmat e vjeter te animuar shqiptar dhe ne radio.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi ne Gjirokaster. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” (1952). Fillimisht u aktivizua ne grupin filodramatik prane “Radio Tiranes” qe nga viti 1949, me pas ka luajtur role ne zhanret e komedise, sidomos ne teatrin e Estrades se Shtetit*, disa role ne Teatrin Popullor*, por me se shumti u be i njohur si aktor i teatrit te Kukullave te Tiranes*, ku edhe ka punuar me gjate (mbi 40 vjet, nga viti 1951) dhe ku ka dhene ndihmesen e tij me te madhe. Ka qene pedagog ne Institutin e Larte te Arteve per disa vjet, nga 1967. Ne mbi 160 shfaqjet e shumta te teatrit te kukullave ku mori pjese, ka luajtur ne pergjithesi role kryesore, ku u be i dashur per femijet me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit te madh (1959), sidomos me figuren e Baba Vitit ne pjesen homonime te Violeta Kongos (1987).

Zeri i tij i vecante, me nje ngjyrim karakteristik, pakez i cjerre dhe si i shurdhet; aftesite imituese, kujdesi per te qene sa me i natyrshem, si dhe ndjesia e vertetesise ne marredheniet me partneret – keto kane qene disa nga cilesite e tij interpretative me te zeshme ne krijimin e figurave-kafshe, posacerisht asaj te ariut.

Rendom, si ne Teatrin e Kukullave, ashtu edhe ne Teatrin e Estrades dhe ate dramatik, ka interpretuar role me mbartje pozitive, njerez te moshuar, gjysher te mencur e te dashur, pleq keshilledhenes, gaztore etj. Krahas punes si aktor, ka vene ne skene si regjisor mbi 20 projekte ne Teatrin Kombetar te Kukullave. Z. Grapshi ka luajtur edhe ne 7 filma role te dyta dhe episodike, ku eshte dalluar gjithashtu per vertetesine e aktrimit dhe sjelljet e pernjemendta, vetjake, qe krijonin vecanesi ne portretizimin e karaktereve. Mban titullin “Artist i merituar”.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]