Zona e Shpatit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zona e Shpatit shtrihet në pjesën Juglindore të Elbasanit. [1] Kjo zonë më së shumti është e besimit krishter, ortodoks, por gjithashtu ka ruajtur edhe harmoninë e feve të tjera. Në këtë zonë ka shumë monumente kulture dhe historike, si:

  1. Kisha e “Shën Nikollës” në fshatin Shelcan
  2. Kisha të “Shën Premtes “ në fshatin Valësh ,

të pikturuara nga Onufri dhe Kostandin Shpataraku

Kjo zonë njihet si zonë patriotike dhe arsimdhashëse , mikëpritëe dhe bujare si edhe shumë zona të tjera të Shqipërisë .Rrapat e Byshekut[2] dhe dushku i Lleshanit janë monumente kulturore të kësaj treve .Banorët e kesaj zonë janë shquar për trimëri dhe patriotizëm , e të besës ndaj pushtimeve të huaja .Fshati i Gjinarit dhe mali i Bukanikut ofron peisazhe shumë të bukura dhe relaksuese . Natyrisht në këtë zonë nuk mungon kulinaria dhe gatimet tradicionale .

Zona e Shpatit

Zona e Shpatit ka edhe shumë restorante e bujtina[3] që ofrojnë shërbime çlodhëse  dhe kurative .Një tjetër karakteristikë e kësaj zonë është edhe folklori tërheqës dhe i larmishëm .Me shume informacione rreth treves se Shpatit ju sugjeroj ta lexoni miq.

Treva e Shpatit shtrihet në juglindje të qytetit të Elbasanit, në një gjerësi gjeografike veriore 40˚ 56’ 30” deri 41˚ 8’ 20’’ dhe 20˚ 00’ 00” deri 20˚ 20’ 03” gjatësi gjeografike lindore. Shpati ka një sipërfaqe prej 483 km². Ai kufizohet, në verilindje me përroin e Gostimës, në veriperëndim me lumin Shkumbin, në jugperëndim me lumin Devoll dhe në jug me përroin e Holtës. Në përbërje të Shpatit përfshihen komunat: Gostimë, Gjergjan, Gjinar, Shirgjan, Shushicë, Tregan dhe Zavalinë, të cilat përbëhen nga 59 fshatra me një popullsi prej 50,573 banorësh.

Shpati ka një reliev të larmishëm fushor, kodrinor dhe malor. Malësia e Shpatit, si njësi fiziko-gjeografike, është pjesa më malore e rrethit të Elbasanit, duke filluar me malin e Vashës 579 m, majën e Bukanikut 1831 m dhe përfundon me pikën më të lartë malin e Jeronishtit 1883 m. Zona kodrinore e Shpatit përbëhet nga kodrat e Hajdaranit, Trepsenishtit, Shilbatrës, Kaçivelit dhe Bujaras - Shtëpanjë. Zona fushore përfshin fushën e Kuqanit, Muriqanit, Belikut, Malasenjit, Shtërmenit, Gostimës dhe Pazhokut. Nga pikëpamja gjeologjike, në zonën malore të Shpatit mbizotërojnë shkëmbinjtë magmatikë, kurse në zonën kodrinore flishet, gëlqerorët dhe ranorët.

Pjesa malore e Shpatit është zona më e lagësht e rrethit të Elbasanit. Sasia vjetore e reshjeve është 2000 mm. Ndërsa ditët me dëborë shkojnë mesatarisht nga 10-15 ditë në vit. Faqja jugperëndimore e majës së Bukanikut është shumë e përshtatshme dhe favorizon turizmin e bardhë për ndërtimin e një piste skish, pasi dëbora qëndron për një kohë relativisht të gjatë. Ka një rrjet të dendur hidrografie, i cili ndahet në dy zona ujëmbledhëse, në lumin Shkumbin ku derdhen përrenjtë malorë të Gostimës, përroi i Qershive, Dega e Madhe e përrenj të tjerë më të vegjël. Ndërsa në lumin Devoll derdhen përroi i Gostimës, përroi Gjinarit, përroi i Pashtreshit, përroi i Zavalinës dhe përroi Holtës, etj. Shpati ka burime të shumta nëntokësore si: burimet e Pashtreshit dhe Kullave, kroi i Elezit, Gurra e Thatë në Gjinar, burimi i Bletës në Zavalinë, burimet e Shushicës dhe të Byshekut, etj.

Përveç burimeve natyrore janë hapur dhe kanale ujitëse, kanali Naun Panxhi, me një aftësi ujitëse prej 2125 ha dhe kanali Polis - Tudan, me aftësi ujitëse prej 1385 ha. Pothuajse në të gjitha komunat janë ndërtuar rezervuarë të madhësive të ndryshme, të cilët shërbejnë për ujitje dhe kultivim peshku.

Dymbëdhjetë kilometra në jug të qytetit të Elbasanit, në komunën e Treganit, rrëzë kodrave të veshura me dushqe e bimë të tjera mesdhetare, ndodhet qendra çlodhëse dhe kurative e Llixhës. Temperatura e ujërave arrin deri në 56˚C. Mineralizimi i përgjithshëm në përbërje të ujit shkon deri në 6 g/l, me përbërës kripërash të Na, K, Ca, Mg, Fe, si dhe më pak jod, brom, klor, etj. Në Llixhë kurohen sëmundjet reumatizmale, artrozat, sëmundjet e sistemit nervor periferik, ato gjinekologjike, të lëkurës, të enëve të gjakut, aparatit tretës, etj. Në shërbim të frekuentuesve, janë ndërtuar 15 hotele me një kapacitet prej rreth 1200 shtretërish. Numri i vizitorëve arrin afërsisht 25 000 – 30 000 në vit.

Treva e Shpatit, në pjesën më të madhe të saj, është e mbuluar me pyje. Ajo ka një florë dhe faunë të pasur, duke filluar nga shkurret mesdhetare e dushqet deri tek masivet e pishës, bredhit dhe ahut. Lartësitë e maleve janë të banuara nga lepuri, dhelpra, ujku, ariu, kaprolli, thëllëza, shqiponja, etj. Agrumet kultivohen në zonën fushore, ndërsa duke u ngjitur drejt kodrave ullinjtë, vreshtat, mani, fiku, pjeshka, mollët, gështenjat, etj. Gjithashtu, kultivohen të gjitha llojet e drithërave dhe perimeve. Kjo pasuri natyrore, sigurisht, është vlerësuar edhe nga shteti shqiptar, i cili me vendimin numër 676, të datës 20.12.2002 për mbrojtjen e natyrës dhe monumenteve shqiptare, ka shpallur si monumente të natyrës: Burimi i Llixhës së Hidrait, Dushku i Lleshanit, Mështekna e Zavalinës, Pisha e Fushë - Kuqes (Gjinar), Frashëri Polis Vala, Dushku i Kishës Gjinar, Lisat e Pashtreshit, Mani i Zi i Jeronishtit, Rrepet e Byshekut, Robulli i Zeleshnjës dhe Rrapi i Llixhës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Juglindor, Rajoni. "Rajoni Juglindor". Marrë më shtator 2012. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  2. ^ Bysheku, Rrapat (12 sht 2022). "Rrapat e Byshekut". Rrapat e Byshekut.
  3. ^ Te Shpatit, Bujtina (2023). "Bujtina Te Shpatit Ne Gjinar".