Zyhdi Ohri
Appearance
Zyhdi Ohri Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë | |
---|---|
U lind në | 1870 |
Vdiq | 1931 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | jurist, kadi |
Nënshkrimi | |
Zyhdi bej Ohri (Ohër, 1870 - Dijarbakër, 1931) ka qenë veprimtar politik i çështjes kombëtare shqiptare, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë me siglën Zuhdi Ohria.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Ohër. Studimet i përfundoi në Turqi. Ishte pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe i luftës për çlirim nga osmanët. Ka organizuar veprimtari e tubime të ndryshme, duke propaganduar idetë kombëtare. I zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Zuhdi Ohria”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes më 1920.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Historia e Popullit të Shqipërisë" Akademia e Shkencave të Shqipërisë. ISBN 99927-1-623-1
- ^ Nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë nga Struga e Ohri, Iliria News Agency, 26 korrik 2012