Jump to content

Zyra Administrative e Mitrovicës Veriore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zyra Administrative e Mitrovicës Veriore, shkurt ZAMV e njohur edhe si zyra 1 milionshe, është një zyre e themeluar më 23 maj 2012 nga ana e qeveris së Kosovës nëpërmjet vendimit Nr 01/75 të datës 23 maj 2012.[1]

Sipas qeveris zyra do të udhëhiqet nga një Zyrtar Kryesor Ekzekutiv, me qëllim të ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës Veriore. Zyra 1 milionshe do të financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga tërheqëja e buxheteve të alokuara më parë për financimin e Administratës së Përkohshme të UNMIK-ut në Mitrovicë. Për startimin e saj nga Buxheti Qendror i Kosovës, nga viti fiskal 2012 do të tërhiqen 1,000,000,00 euro. Ky milionsh do të shërbejë për të mbështetur infrakstrukturen e përgjithëshme dhe sensibilizimin në Mitrovicën Veriore. Shpërdarja e këtyre mjeteve do të bëhet nga vetë ZAMV. Milionsha të till nga Buxheti Qendror i Kosovës do të jepen edhe për 5 vitet e ardhëshme. Nëse këto nuk do të jenë të mjaftueshme, qeveria e obligon veten për plotësimin e kërkesave tjera financiare. Me fjalë tjera Komuna e Mirtrovicës është e obliguar nga Qeveria që të bëjë çdo gjë dhe të gjitha transferet e nevojshme në Zyrën Adminitrative të Mitrovicës Veriore, apo të ndërmarr ndonjë mas tjetër të duhur në pajtim me nenin 74 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Vendimi për themelimin e ZAMV-së" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 qershor 2012. Marrë më 5 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)