Jump to content

Zyra Kombëtare e Auditimit (Kosovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në vend dhe Zyra Kombëtare e Auditimit është institucion i pavarur, i cili e ndihmon Auditorin e Përgjithshëm në kryerjen e detyrave të tij/saj.[1]

Vizioni i tij është që të jetë institucion i besueshëm i auditimit, i cili e përmirëson qeverisjen në sektorin publik, në interes të qytetarëve dhe përmes auditimeve cilësore e fuqizon llogaridhënien në administratën publike për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare.

Auditori i Përgjithshëm i raporton Kuvendit të Repubikës së Kosovës dhe ka të drejtë të kontrollojë të gjitha aktivitetet, programet dhe projektet financiare, administrative dhe të tjera të menaxhuara nga institucionet publike, përfshirë procesin dhe të ardhurat nga shitja e aseteve, privatizimeve dhe koncesioneve.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënien dhe ofrojnë bazë të qëndrueshme për t’u kërkuar llogari menaxherëve të çdo organizate buxhetore. Në këtë mënyrë ne rrisim besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajmë një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve tjera të interesit në rritjen e përgjegjësisë publike.[1]

  1. ^ a b "Për ne". ZKA. Marrë më 2024-10-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]