Jump to content

Friedrich Schiller

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Friedrich von Schiller)
Friedrich Schiller
U lind më10 nëntor 1759
Marbach am Neckar
Vdiq më9 maj 1805
Weimar
KombësiaGjerman

Johann Christoph Friedrich Schiller (lexo: Johan Kristof Fridrih Shiler), kurse nga viti 1802 njohursi von Schiller (lexo: fon Shiler), lindi më 10 nëntor të vitit 1759Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805Weimar (lexo: Vaimar) ishte poet, dramaturg dhe historian aleman dhe gjerman i shquar. Njihet pranë Goethe (Gëtes) si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane.

Lindi në Marbah (Marbach) si i djalë i një oficeri dhe një vajze bukëpjekësi. Shilerit, përderisa ishte në akademinë ushtarake të themeluar nga hercogu Karl Eugeni prej Vyrtembergut (von Wurternberg), në vitet 1773-1780, ju deshtë të studionte judikaturën dhe mjekësinë. Urdhri ushtarak i pashpirt i shkollës, shumë herët e detyrojë Shilerin që të merrte një qëndrim opozitar. Ai lexoi veprat e Zhakues Rouseseut, Gëtes, dhe Uiliam Shekspirit dhe më 1779/80 mësheftas përmblodhi veprën e parë Grabitqarët e cila u botua anonime më 1781. Suksesi sensacional i kësaj pjese që shfaq më 1782 në Manhaim, e popullarizuan shumë shkrimtarin e ri mirëpo në Vyrteberg i sollën ndalesën e shkrimeve, arrestim dhe përjashtim. Shiler iku në Manhaim dhe nga aty shkoi në rezidencën Henriete von Volcogens. Gjatë kësaj kohe ai përfundojë pjesën pikëlluese Betimi I Fieskos Së Guinesë dhe përpiloi Thashethëna E Dashuri. Më 1783 Shileri u bë shkrimtar i teatrit në Manhaim. Ai e lëshoi këtë vend pasi që kishte papajtueshmëri me itendatin e Dalbergut, i cili për dallim nga planet e Shilerit për teatrin si qendër edukative nacionale, mendonte më shumë për arkën e teatrit. Gjatë 1785-1787 Shileri gëzojë mikpritjen e familjes Kërner në Lajpcig dhe në Dresden nga ku më 1787 arriti të mbaroi pjesën Don Kalos dhe filloj që më me intensitet të merret me studimin e historisë. Pas suksesit të tij me Historia E Shkatërrimit Të Holandës Së Bashkuar Nga Qeveria Spanjolle filloj punën si profesor i historisë në Universitetin e Jenës dhe më 1790 u martua me Sharloten e Lengfeldit (Charlotte von Lengfeld). Në vitet pasuese krijoj veprat mbi historinë, si bie fjala Historia E Luftës Tridhjetëvjeçare (1792); përmbajtje rreth çështjes etike si Tuta dhe Krenaria (1793), Mbi Edukatën Etike Të Njeriut (1795) si dhe vepra me mendime lirike. Miqësinë me Gëten e filloi më 1794. Ndërsa më 1799 u shpërngulë në Vaimarë ku i realizojë disa preokupime rreth teatrit në teatrin e oborrit të Vaimarës. Përpos përpunimit të pjesëve të autorëve tjerë ai krijoj edhe veprat e mëdha, dramën historike të tij Valenshtain-trilogji (1798/99), Maria Stuart (1800), E Virgjëra e Orleansit (1801), dhe Uiliam Tel (1804). Me dramën Nusja E Mesinës (1803) Shileri provoj që të zgjonte për gjeneratat e tij, formën e tragjedive të grekëve antikë. Vepra e tij e fundit Demetrius - një tragjedi rreth një kandidati të rrejshëm për fronin rus - mbete një fragment.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Bibliotek der Meisterwerke SCHAUSPIEL, autor Harald Buhlan dhe Ralf Leppin, "NAUMANN GOBEL", ISBN 3-625-10457-1