André Schürrle

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
André Schürrle
André Schürrle Chelsea vs AS-Roma 10AUG2013.jpg
Schürrle duke u stërvitur me Chelsean në 2013.
Të dhënat personale
Emri i plotë André Schürrle [1]
Data e lindjes 6 Nëntor 1990 (23 vjeçar)
Vendi i lindjes Ludwigshafen, Gjermani
Gjatësia 1.84 [2]
Pozita ne fushë Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Chelsea
Numri 14
Kariera në rini
1995–2006 Ludwigshafener SC
2006–2009 1. FSV Mainz 05
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2009–2011 1. FSV Mainz 05 66 (20)
2011–2013 Bayer Leverkusen 65 (18)
2013– Chelsea 31 (9)
Ekipi kombëtar
2008–2009 Gjermania U–19 11 (4)
2009 Gjermania U–20 1 (1)
2009–2010 Gjermania U–21 4 (3)
2010– Gjermania 39 (16)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 03:57, 8 Korrik 2014 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 21:41, 8 Korrik 2014 (UTC)

André Schürrle (lindur më 6 Nëntor 1990) është një futbollistë gjerman, i cili luan si sulmues dhe anësor për klubin e Premier Leagues Chelsea dhe për kombëtaren gjermane. Ai ka përfaqsuar kombëtaren e tij në Euro 2012 dhe në Kupën e Botës 2014.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Schürrle ka lindur në Ludwigshafen, Rhineland-Palatinate nga prindërit Luise dhe Joachim Schürrle [3] [4]. Ai u rrit në Ludwigshafen, dhe hyri në klubin lokal Ludwigshafener SC që në moshën 6 vjeçare, ku aftësitë e tij fillojnë të lulëzojë.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

1. FSV Mainz 05[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Gusht 2009, Schürrle bëri debutimin e tij në Bundesligë në barazimin 2–2 kundër Bayer Leverkusen në ditën hapëse të sezonit 2009–10 [5]. Muajin tjetër, më 19 Shtator 2009, Schürrle shënoi 2 Golat e para në ligë në një fitore 3–2 jashtë fushe kundër VfL Bochum, përpara se të firmoste kontratën e parë si profesionistë një javë më vonë [6]. Ai e përfundoi sezonin debutues në Bundesligë duke humbur vetëm 1 muaj, duke shënuar 5 Gola dhe dhuruar 3 assist, me Mainz që përfunduan në vendin e nëntë.

Në Shtator 2010, Mainz lajmëroi se Schürrle kishte firmosur një kontratë 5 vjeçare me Bayer Leverkusen, dhe se gjermani do ti bashkohej klubit në fund të sezonit 2010–11. Shuma e transferimit besohej të ishte 8 Milion . Ai e përfundoi sezonin brilant të tij dhe të dytin me Mainz dukë shënuar 15 Gola në bundesligë në 34 ndeshje; një rekord për klubin, duke kaluar rekordin e vendosur më parë nga Mohamed Zidan, i cili vendosi shënoi 14 Gola në sezonin 2006–07. Ai gjithashtu ndihmoi Mainzin ta përfundonte sezonin në vendin e pestë duke u kualifikuar për në UEFA Europa League.

Bayer Leverkusen[redakto | redakto tekstin burimor]

Schürrle kompletoi lëvizjen e tij tek Bayer Leverkusen për 6.5 Milion £ në 2011 [7], duke firmosur një kontratë 5 vjeçare që do të skadonte në verën e vitit 2016 [8]. Ai shënoi Gol në debutimin e tij me klubin në kupën e gjermanisë kundër SG Dynamo Dresden. Ai duhej të priste deri më 15 Tetor 2011 për të shënuar Golin e parë në Bundesligë për Leverkusenin, ku ai shënoi Golin e barazimit kundër Borussia Mönchengladbach në ndeshjen që përfundoi me barazimin 2–2 [9]. Ai shënoi Golin e parë europian për klubin e ri në Champions League në një fitore kundër Valenciës vetëm 4 ditë më vonë. Ai e përfundoi sezonin 2011–12 duke shënuar vetëm 6 Gola në ligë, me ekspertët që përmendën arsyen kryesore për mospërputhjen e tij, sepse me Leverkusenin nuk luante sulmues siç bënte me Mainz.

Në Maj 2012, u shfaqën raportet që Schürrle u kërkua nga klubi anglez Chelsea, të cilët ishin bërë një ofertë. Bayer Leverkusen konfirmosi se klubi i Premier Leagues duhej të paguante 23.5 Milion £ [10] [11]. Drejtori sportiv i Bayernit Rudi Völler tregoi se Chelsea kishte treguar interes për të firmosur me të edhe në verën e vitit 2011. "Është e vërtetë. Ka pasur interes nga Anglia vitin e shkuar. Është e qartë se klubet na pyesin ne në lidhje me Andre, "tha Voller." Ne nuk kemi për ta lënë të largohet "shtoi ai [12]. Schürrle gjithashtu komentoi interesin e Chelseas duke thënë: "Unë dhe agjenti im nuk kemi pasur kontakt me asnjë (me Chelsean), kështu që ne vetëm do të presim. Ne do të shohim sa interesant do të bëhet klubi kur të ketë interes konkretë" [13]. Më 26 Shtator, Schürrle shënoi Golin e parë të sezonit në një fitore 3–1 kundër Augsburg [14]. Në ndeshjen tjetër kundër Bayern Munich më 28 Tetor, Schürrle dhuroi një assist për Stefan Kießling në një fitore 2–1 në Allianz Arena. Kjo gjë i solli Bayernit humbjen e parë të sezonit dhe Leverkusenit fitoren e parë në Mynih që nga Tetori i 1989 [15]. Më 30 Mars 2013, Schürrle shënoi 2 Gola në fitoren e skuadrës 4–1 kundër Fortuna Düsseldorf [16]. Më 20 Prill 2013, Schürrle shënoi edhe 2 Gola të tjerë dhë 1 assist në fitoren shkatërrimtare 5–0 kundër Hoffenheim në shtëpi [17]. Ai e përfundoi sezonin 2012–13, duke kontribruar me 14 Gola dhe 9 assista [18].

Chelsea[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 18 Prill 2013, u raportua se drejtori sportiv Rudi Völler kishte udhëtuar në Londër për të folur me Chelsean për të folur rreth transferimit të Schürrles, edhe pse nuk kishin rënë dakord për asnjë shumë [19]. Më 13 Qershor 2013, Chelsea konfirmoi në faqen e saj zyrtare në internet se kishin arritur marrëveshjen me Leverkusenin për blerjen e Schürrles [20]. Shuma e transferimit u raportua se ishte 21 Milion (18 Milion £) [21] [22]. Më 25 Qershor 2013, Chelsea lajmëroi se e kishte kompletuar transferimin e Schürrles, me gjermanin që firmosi një kontratë 5 vjeçare dhe mori numrin 14 [23]. Më 4 Gusht 2013, Schürrle shënoi Golin e parë me Chelsean në ndeshje miqësore para sezone kundër Milanit gjatë turneut të londinezëve në Shtetet e Bashkuara [24].

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 18 Gusht 2013, Schürrle bëri debutimin e tij zyrtarë me Chelsean duke hyrë në fushë në minutën e 67 në vend të Kevin De Bruyne në fitoren 2–0 në Premier League kundër Hull CitytStamford Bridge [25]. Ai shënoi Golin e parë zyrtarë për klubin e ri në fitoren 2–1 në shtëpi kundër rivalëve për titull Manchester City më 27 Tetor 2013, ai shënoi pas një krosi të Fernando Torres [26]. Më 7 Dhjetor 2013, ai shënoi edhe 2 Gola të tjerë në humbjen 3–2 jashtë fushe kundër Stoke Cityt [27]. Më 1 Mars 2014, Schürrle shënoi hat-trickun e parë në Premier League në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Fulham [28]. Më 22 Mars 2014, Schürrle assistoi Golin e Samuel Eto'o në minutën e pestë dhe i dhuroi Chelseas avantazhin 2–0 pas Golit të shënuar në minutën e shtatë në fitoren 6–0 kundër rivalëve të Arsenal, kjo ishte ndeshja e 1000 e Arsène Wenger si trajner i Arsenalit gjithashtu ky ishte Goli i shtatë i Schürrles në Premier League [29].

Më 8 Prill 2014, Schürrle shënoi në ndeshjen e kthimit të çerek–finales në UEFA Champions League duke ndihmuar skuadrën për të fituar ndeshjen me rezultatin 2–0 dhe të kalonte në gjysmë–finale me rregullin e Golit jashtë fushe pasi rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve ishte 3–3 [30]. Ai e mbylli sezonin e parë në Angli me 8 Gola në 30 paraqitje në Premier League.

Sezoni 2014–15[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 18 Gusht 2014, në ndeshjen e parë të skuadrës në ligë për sezonin 2014–15, Schürrle shënoi Golin e dytë pas një pasimi të Cesc Fàbregas në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër skaudrës debutuese Burnley [31].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Schürrle duke luajtur për Gjermaninë në nje ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2012 kundër Austrisë më 3 Qershor 2011.

Skuadra e të rinjëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Schürrle bëri debutimin e tij në një kualifikuese të UEFA Kampionati Europian U–19 kundër Luksemburgut, që rezultoi një fitore 3–0. Pasi impresionoi me 1. FSV Mainz 05Bundesligë, ai u thirr në kombëtaren U–21 në vitin 2009.

Kombëtarja e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Nëntor 2010, Schürrle mori një thirrje për të luajtur në kombëtaren e parë [32]. Ai më pas bëri debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër Suedisë, ai hyri në fushë si zëvëndësues në minutën e 79. Schürrle dhe Mario Götze, të cilët erdhën në fushë në të njëjtën kohë, ishin dy lojtarët e parë gjermane ndërkombëtarë që do të lindur në Gjermaninë e ribashkuar [33]. Më 29 Maj 2011, Schürrle shënoi Golin e parë me kombëtaren e parë në fitoren 2–1 kundër Uruguajit në një ndeshje miqësore [34].

Euro 2012[redakto | redakto tekstin burimor]

Schürrle ishte i zgjedhur në skuadrën e Gjermanisë në kualifikueset e Euro 2012. Ai shënoi kundër Azerbajxhanit në një fitore 3–1 më 7 Qershor 2011 [35]. Më 2 Shtator 2011, ai shënoi sërisht në fitoren shkatërrimtare 6–2 kundër Austrisë [36], në të dyja ndeshjet ai hyri në fushe si zëvëndësues. Në ndeshjen tjetër kualifikuese kundër Belgjikës më 11 Tetor 2011, Schürrle luajti ndeshjen e tij të parë si startues në kualifikueset e Euro 2012, dhe shënoi në minutën e 33 duke mposhtur portierin Simon Mignolet [37]. Pasi shënoi 3 Gola me Gjermaninë e cila i mbylli kualifikueset e para në grupin A, Schürrle ishte në listën e 23 lojtarëve të zgjedhur nga trajneri Joachim Löw për të luajtur në UEFA Euro 2012 dhe ju dhurua fanella me numrin 9. Ndeshja e tij e parë në Euro 2012 erdhi më 17 Qershor, ai luajti në fitoren 2–1 kundër Danimarkës duke hyrë si zëvëdësues në minutën e 64 në vend të Lukas Podolski [38]. Ai luajti si startues në çerek–finalen kundër Greqisë, por nuk e gjeti dot Golin dhe u zëvëndësua me Mario Gómez, me Die Adler që fituan me rezultatin 4–2.

Kupa e Botës 2014[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 11 Tetor 2013, Schürrle shënoi 1 Gol në fitoren 3–0 kundër Irlandës. Katër ditë më vonë, ai shënoi një hat-trick në fitoren 5–3 jashtë fushe kundër Suedisë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014. Die Adler i mbyllën kualifikueset në vendin e parë duke u kualifikuar direkt në Kupën e Botës. Ai ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrutr nga trajneri Joachim Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2014 [39]. Ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës si zëvëndësues në fitoren 4–0 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse [40]. Në fitoren 2–1 kundër Algjerisë në raundin e 16, Schürrle hyri në fushë në vend të mesfushorit Mario Götze si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe shënoi Golin e parë të skuadrës së tij në minutën e dytë të kohës shtesë [41]. Më 8 Korrik, ai shënoi dy Golat e fundit të Gjermanisë pasi zëvëndësoi sulmuesin Miroslav Klose në minutën e 58 në fitoren shkatërrimtare 7–1 kundër Brazilit në gjysmë–finale, duke eleminuar favoritët nga turnamenti në shtëpinë e tyre [42].

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Rezultatet dhe Golat me kombëtaren Gjermane [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49]
Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 29 Maj 2011 Rhein-Neckar-Arena, Sinsheim, Gjermani Flamuri Uruguaji 2–0 2–1 Ndeshje Miqësore
2. 7 Qershor 2011 Tofiq Bahramov Stadium, Baku, Azerbajxhan Flamuri Azerbajxhani 3–1 3–1 Kualifikueset e Euro 2012
3. 10 Gusht 2011 Mercedes-Benz Arena, Stuttgart, Gjermani Flamuri Brazili 3–1 3–2 Ndeshje Miqësore
4. 2 Shtator 2011 Veltins-Arena, Gelsenkirchen, Gjermani Flamuri Austria 5–2 6–2 Kualifikueset e Euro 2012
5. 11 Tetor 2011 Esprit Arena, Düsseldorf, Gjermani Flamuri Belgjika 2–0 3–1 Kualifikueset e Euro 2012
6. 26 Maj 2012 St. Jakob-Park, Basel, Zvicër Flamuri Zvicra 2–3 3–5 Ndeshje Miqësore
7. 31 May 2012 Red Bull Arena, Leipzig, Gjermani Flamuri Israeli 2–0 2–0 Ndeshje Miqësore
8. 11 Tetor 2013 Rhein-Energie Stadion, Cologne, Gjermani Flamuri Irlanda 2–0 3–0 Kualifikueset e 2014 Kupës së Botës
9. 15 Tetor 2013 Friends Arena, Solna, Suedi Flamuri Suedia 3–2 5–3 Kualifikueset e 2014 Kupës së Botës
10. 4–2
11. 5–3
12. 1 Qershor 2014 Borussia Park, Mönchengladbach, Gjermani Flamuri Kameruni 2–1 2–2 Ndeshje Miqësore
13. 6 Qershor 2014 Coface Arena, Mainz, Gjermani Flamuri Armenia 1–0 6–1 Ndeshje Miqësore
14. 30 Qershor 2014 Estádio Beira-Rio, Porto Alegre, Brazil Flamuri Algjeria 1–0 2–1 2014 FIFA Kupa e Botës
15. 8 Korrik 2014 Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil Flamuri Brazil 6–0 7–1 2014 FIFA Kupa e Botës
16. 7–0

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Schürrle përdoret tek Chelsea si anësorë i djathtë por pozicioni natyral i tij është sulmues i dytë [50]. Një nga aftësitë kyçe të Schürrles është "vrapi i tij nga distancat e largëta" dhe "kundër-sulmuet". Schürrle është konsideruar të jetë një "shënues i mirë" dhe i aftë "për ti krijuar kundër-sulmues në mënyrë efektive".

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 26 Janar 2014

Klubet Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër Total
Klubi Liga Sezoni Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Gjermani Liga DFB-Pokal Europa Tjetër Total
Mainz 05 Bundesliga 2009–10 33 5 1 0 34 5
2010–11 33 15 1 0 34 15
Total 66 20 2 0 0 0 68 20
Bayer Leverkusen Bundesliga 2011–12 31 7 1 1 8 1 40 9
2012–13 34 11 3 1 6 2 43 14
Total 65 18 4 2 14 3 83 23
Angli Liga FA Cup Kupa e Ligës Europa Tjetër Total
Chelsea Premier League 2013–14 17 3 1 0 1 0 4 0 1 0 24 3
Total 17 3 1 0 1 0 4 0 1 0 24 3
Total Gjermani 131 38 6 2 14 3 151 43
Angli 17 3 1 0 1 0 4 0 1 0 24 3
Karriera në total 148 41 7 2 1 0 18 3 1 0 175 46

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja Gjermane
Viti Ndeshje Gola
2010 1 0
2011 10 5
2012 9 2
2013 10 4
Total 30 11

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14. Premier League. Vizituar në 17 Gusht 2013.
  2. ^ André Schürrle. UEFA.com. Vizituar në 5 Shkurt 2011.
  3. ^ Leverkusener Nationalspieler: Schnell, stark, Schürrle (Gjermanisht). Spiegel Online (2 Tetor 2012). Vizituar në 30 Gusht 2013.
  4. ^ Massimo Marioni (4 Dhjetor 2012): Andre Schurrle will resist Chelsea transfer – for now, says father. Metro. Vizituar në 1 Gusht 2013.
  5. ^ Schürrle opts for Leverkusen. UEFA.com (16 Shtator 2010). Vizituar në 20 Maj 2011.
  6. ^ Kurzpässe: Auslosungsmodus der WM-Playoffs unklar, Kuranyi krank (Gjermanisht). Spiegel Online (23 Shtator 2009). Vizituar në 19 Maj 2011.
  7. ^ Chelsea Transfer Rumours: Who Is Andre Schurrle?. Bleacher Report (5 Maj 2012). Vizituar në 4 Korrik 2013.
  8. ^ Andre Schurrle: Chelsea hold transfer talks, say Leverkusen. BBC Sport (19 Prill 2013). Vizituar në 4 Korrik 2013.
  9. ^ Schürrle rettet Bayer einen Zähler (Gjermanisht). Kicker (15 Tetor 2011). Vizituar në 4 Korrik 2013.
  10. ^ Chelsea told to stump up £15m. Daily Mail (4 Maj 2012). Vizituar në 31 Mars.
  11. ^ Jason Burt (4 Maj 2012): Chelsea have to pay £15m. Telegraph. Vizituar në 31 Mars.
  12. ^ Stefan Coerts (4 Maj 2012): Chelsea wanted Schurrle last year, claims Voller. Goal.com. Vizituar në 31 Mars.
  13. ^ Schurrle hints at Blues interest. SkySports (7 Maj 2012). Vizituar në 31 Mars.
  14. ^ FC Augsburg 1–3 Bayer Leverkusen. ESPN FC (26 Shtator 2012). Vizituar në 26 Shtator 2012.
  15. ^ Leverkusen shock Bayern. ESPN FC (28 Tetor 2012). Vizituar në 28 Tetor 2012.
  16. ^ Leverkusen beat Düsseldorf. ESPN FC (31 Mars). Vizituar në 31 Mars.
  17. ^ Schurrle bags brace. ESPN FC (20 Prill 2013). Vizituar në 20 Prill 2013.
  18. ^ Jason Le Miere (30 Maj 2013): Chelsea Transfer News: Cavani, Bale, Hulk And Schurrle Linked To The Blues. ESPN FC. Vizituar në 30 Maj 2013.
  19. ^ Graeme Bailey (19 Prill 2013): German side Bayer Leverkusen confirm talks in London about Andre Schurrle. skysports.com. Vizituar në 29 Maj 2013.
  20. ^ Agreement reached for transfer of andre schurrle. chelseafc.com (13 Qershor 2013). Vizituar në 13 Qershor 2013.
  21. ^ John Edwards (13 Qershor 2013): Mourinho makes Schurrle his first signing as German seals £18 million move to Chelsea. DailyMail.co.uk. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  22. ^ André Schürrle is Jose Mourinho’s first signing as new Chelsea manager. NBCSports.com (13 Qershor 2013). Vizituar në 13 Qershor 2013.
  23. ^ Schurrle signing completed. chelseafc.com (25 Qershor 2013). Vizituar në 25 Qershor 2013.
  24. ^ Schurrle: really nice feeling. chelseafc.com (5 Gusht 2013). Vizituar në 5 Gusht 2013.
  25. ^ Match report: chelsea 2 hull city 0. chelseafc.com (18 Gusht 2013). Vizituar në 18 Gusht 2013.
  26. ^ Chelsea 2 Manchester City 1: match report. The Telegraph (27 Tetor 2013). Vizituar në 27 Tetor 2013.
  27. ^ MATCH REPORT: STOKE CITY 3 CHELSEA 2 | News Article | News | Official Site | Chelsea Football Club. Chelseafc.com. Vizituar në 8 Dhjetor 2013.
  28. ^ Chelsea më fortë në krye. Telegrafi.com (2 Mars). Vizituar në 2 Mars.
  29. ^ Arsene Wenger's 1,000th game in charge of Arsenal turned out to be an occasion to forget for the Frenchman as his 10-man team were crushed by Chelsea.. BBC.com (23 Mars). Vizituar në 27 Mars.
  30. ^ Chelsea 2-0 PSG. Sky Sports News. Vizituar në 8 Prill 2014.
  31. ^ Murinjo nis me “tris”, Kosta debuton me gol. Panorama Sport. Vizituar në 19 Gusht 2014.
  32. ^ Plummer, David (11 Nëntor 2010). Löw caps Germany's rising stars. The Independent. Retrieved 19 Maj 2011. 
  33. ^ Kazakhs seek damage limitation against Germany. ESPN Soccernet (27 Mars). Vizituar në 19 Maj 2011.
  34. ^ Germany get better of Uruguay again. UEFA.com (29 Maj 2011). Vizituar në 31 Mars.
  35. ^ Gomez strikes in Azerbaijan as Germany march on. faqja zyrtare e UEFAs (7 Qershor 2011). Vizituar në 31 Mars.
  36. ^ Germany stroll past Austria to reach EURO 2012. faqja zyrtare UEFAs (2 Shtator 2011). Vizituar në 31 Mars.
  37. ^ Germany stamp out Belgium's fire. faqja zyrtare UEFAs (11 Tetor 2011). Vizituar në 31 Mars.
  38. ^ German joy signals despair for Denmark. faqja zyrtare UEFAs (17 Qershor 2012). Vizituar në 31 Mars.
  39. ^ "Germany World Cup 2014 squad". The Telegraph. 2 Qershor 2014. Retrieved 22 Qershor 2014. 
  40. ^ Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7. Panorama Sport. Vizituar në 18 Qershor 2014.
  41. ^ Gjermania fiton ndeshjen dramatike, shkon në cerekfinale. Panorama Sport. Vizituar në 1 Korrik 2014.
  42. ^ Gjermania në “qiellin e shtatë”, ç’poshtërim për Brazilin!. Panorama Sport. Vizituar në 9 Korrik 2014.
  43. ^ Rafael Corradino: Germany's Andre Schurrle delighted with first international goal against Uruguay. Goal.com. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  44. ^ Azerbaijan vs Germany Report. Goal.com. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  45. ^ Clark Whitney: Germany vs Brazil Report. Goal.com. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  46. ^ Clark Whitney: Germany vs Austria Report. Goal.com. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  47. ^ Graham MacAree: Germany Vs. Belgium, Euro 2012 Qualifying: Mesut Ozil, Andre Schurrle Strike In Quick Succession To Give Germany 2–0 Lead. SB Nation. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  48. ^ Switzerland 5 – 3 Germany. ESPN FC. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  49. ^ Keeghann Sinanan: Germany 2–0 Israel: Gomez and Schurrle strike to round off Low's preparations for Euro 2012 with a win. Yahoo! Sports. Vizituar në 13 Qershor 2013.
  50. ^ Dunbar, Ross (1 Maj 2013). "Chelsea target Andre Schürrle scouting report: All you need to know about the Germany star". The Mirror. Retrieved 6 Maj 2013. 

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: André Schürrle