Familja Rothschild

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Familja Rothschild
Rotschilds arms.jpg
Grupi etnik Hebre
Rajoni i tanishëm Monako, Luksemburg, Franca, Zvicra, Lihtenshtajn, Mbretëria e Bashkuar, Ishujt Kajman
Information
Vendi i origjinës Gjermania
Rezidenca Waddesdon
Një nga shumë kështjellat e ndërtuara nga dega austriake e familjes, Schloss Hinterleiten

Familja Rothschild (e njohur si Dinastia Rothschild,[1] ose më thjesht si Rothschildët) është një dinasti evropiane me origjinë hebreje gjermane që themeloi filiale financiare dhe bankash nga fundi i shekullit të 18-të. Pesë vëllezërve të degës austriake iu dha përjetësisht titulli baron në Perandorinë Habsburg prej perandorit Franc II më 1816. Dega britanike e familjes u ngrit në fisnikëri nga Mbretëresha Viktoria.[2] Thuhet në librin The Rothschilds: Portrait of a Dynasty nga Frederic Morton se gjatë shekullit të 19-të, familja zotëronte pasurinë më të madhe në botë dhe në historinë moderne.[3]

Origjina[redakto | redakto tekstin burimor]

Ngritja e familjes filloi me Mayer Amschel Rothschild (lindur në Frankfurt, 1744), djali i Amschel Moses Rothschild,[4] një kambist. I lindur në geton (e quajtur "Judengasse" ose Rrugica e Hebrenjve) e Frankfurt am Main, ai ngriti një dinasti financiare dhe e shpërndau perandorinë e tij duke instaluar secilin nga pesë bijtë e tij në qytetet e tjera evropiane për të kryer biznesin. Një pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë së Majer Rothschildit për sukses në të ardhmen ishte mbajtja në kontroll e biznesit në duart e familjes, duke lejuar mbajtjen sekret të madhësisë së pasurisë dhe arritjeve të saj. Duke ndjekur një teknikë të përdorur nga aristokracia, (që më vonë do kopjohej edhe nga dinasti biznesi si familja DuPont),[5] Majer Rothschild ruajti me sukses pasurinë e familjes së tij me martesa të mirë rregulluara, duke përfshirë edhe martesa me kushërirët e parë ose të dytë, ndonëse nga fundi i shekullit të 19-të, pothuajse të gjithë Rothschildët kishin filluar të martoheshin me pjesëtarë të jashtëm të familjes, zakonisht të lidhur me aristokracinë ose dinasti të tjera financiare.[5]

Djemtë e Majer Amshel Rothschildit ishin :

  • Amschel Mayer Rothschild (1773–1855) : Frankfurt
  • Salomon Mayer Rothschild (1774–1855) : Viena
  • Nathan Mayer Rothschild (1777–1836) : Londër
  • Calmann Mayer Rothschild (1788–1855) : Napoli
  • Jakob Mayer Rothschild (1792–1868) : Paris

Emblema e Rothschildëve përmban një grusht të mbledhur me pesë shigjeta që përfaqësojnë pesë djemtë e Majer Rothschildit dhe i referohet Pasazhit 127 (të Biblës) : "Si shigjetat në duart e një luftëtari". Motoja e familjes shfaqet poshtë mburojës, në latinisht, Concordia, Integritas, Industria, (Harmoni, Ndershmëri, Zell).[6] Emri gjerman i familjes do të thotë "Mburojë e Kuqe".

Familjet sipas vendeve[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Familja bankare Rothschild e Napolit
  • Familja bankare Rothschild e Anglisë
  • Familja bankare Rothschild e Austrisë
  • Familja bankare Rothschild e Gjermanisë
  • Familja bankare Rothschild e Francës
  • Familja bankare Rothschild e Zvicrës

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ The House of Rothschild: Money's prophets, 1798-1848, Volume 1, Niall Ferguson, 1999
  2. ^ The House of Rothschild: Money's prophets, 1798-1848, Volume 1, Niall Ferguson, 1999, introduction
  3. ^ Frederic Morton, The Rothschilds: Portrait of a Dynasty, 1962. ISBN 1-56836-220-X, page 57
  4. ^ Stampa:NDB
  5. ^ a b Go Ahead, Kiss Your Cousin by Richard Conniff, From the August 2003 issue, published online August 1, 2003
  6. ^ Concordia, Integritas, Industria - The Rothschilds - LCF Rothschild Group