Koha Ditore
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Koha Ditore është gazetë e përditshme nga Kosova e themeluar në vitin 1997. Botohet në Prishtinë nga kompania Koha, tash pronë e publicistes kosovare Flaka Surroi. Kryeredaktor i gazetës është Agron Bajrami.
Gjatë bombardimeve të NATO-s Koha Ditore u botua në egzil, në Maqedoni.
Koha Ditore është gazeta më e lexuar dhe më e shitur në Kosovë. Botimi ndërkombëtar i Kohës Ditore mund të blihet në vende të caktuara pothuajse në të gjithë Evropën.
Pas inkuadrimit në politikë të Veton Surroit botuese e gazetës është motra e Surroit, Flaka Surroi.
Në të gjitha hulumtimet e lexueshmërisë së gazetave në Kosovë në 11 vitet e fundit, Koha Ditore ka rezultuar si gazeta më e lexuar dhe më e besuar.
Së fundi, Koha Ditore lidhi marrëveshje partneriteti me gazetën e njohur amerikane, The New York Times. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në Koha Ditore, çdo të martë, botohet një shtojcë me artikujt më interesantë të The New York Times, të seleksionuar posaçërisht për lexuesit e gazetës Koha Ditore.
[redakto] Lidhje të jashtme
- Koha Ditore - Faqja zyrtare
| Ky artikull nga Shtypi është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |