Gjeografia e Namibisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjeografia e Namibisë

000 Namibia harta.PNG
A N G O L A
ZAMBIA
B O T S U A N A
AFRIKA E
jUGUT
OQEANI
ATLANTIK
redaktoni hartën

Namibia ndodhet në Afrikën jugore me dalje në Oqeanin Atlantik (pjesën jugore), në mes të Angolës dhe Afrikës së Jugut.

Sipërfaqja e përgjithshme e Namibisë është 825,418 km2 (28 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 22 00 ‘‘‘J’’’, 15 00 ‘‘‘L’’’.

Namibia ka një vijë bregdetare 1,572 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,936 km që e ndanë atë nga : Angola 1,376 km, Botsuana 1,360 km, Afrika e Jugut 967 km dhe Zambia 233 km

Klima në Namibi është e lloj llojshme nga ajo shkretirore e nxehtë deri në pjesët ku mbanë lagshti.

Relievi i Namibisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat, përgjatë bregdetit gjendt shkretëtira e Namib dhe në lindje shkretëtia Kalahari. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,606 metrave në Konigstein (ang.: Konigstein ).

Si pasurit natyrore të Namibisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Bakri (Cu), Urani (U), Ari (Au), Plumbi (Pb), Kallai (Sn), Litiumi (Li), cadmium, zinc, Kripa, vanadiumi (V), Gazi natyrorë, Prurja e ujit dhe Peshkimi, ku duhet pasur parasyshë që llogarite të ketë edhe rezeva Vajguri, Qymyri, dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.99 % e sipërfaqes së vendit.