Jump to content

Sado Koshena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sado Koshena (Dukat, 20 gusht 1855 - 14 prill 1955) ka qenë luftëtare shqiptare, pjesëmarrëse në Luftën e Vlorës.[1] Gjatë rezistencës shqiptare përkrahu Frontin Nacional-Çlirimtar.[2]

Sado Koshena lindi në Dukat të Vlorës më 1855, ku edhe kaloi tërë jetën e sajë të bukur. Atdhetare, pjesëmarrëse me armë në dorë në luftë për çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e tij nga shovinistet grekë dhe pushtuesit italianë. Thuhet se më 1907, së bashku me burrat ka qëndruar kundër xhandarëve turq. Me thirrjen e Qeverisë së Vlorës në dhjetor 1912, Sado Koshena së bashku me të dy djemtë e saj luftoi në Llogora kundër forcave greke që kishin zbarkuar në Himarë dhe që me ndihmën e disa tradhtareve vendas synonin zgjerimin e zonës së pushtimit dhe rrëzimin e Qeverisë së Vlorës. Në verën e vitit 1920, ashtu si Rubi Hosi, gruaja e dëshmorit Toto Hosi dhe Hanko Mete nga Bolena edhe Sado Koshena u radhit vullnetarisht përkrah burrave të fshatit dhe djemëve të sajë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesi Italian. U dallua në guximin, trimërinë në përpjekjen e Qafës së Përrallit, afër Dukatit dhe në luftime të tjera duke u dhënë zëmër luftëtarëve të lirisë.

Ndërroi jetë gati 100 vjeçare më 1955. Iu dha titulli "Heroinë e Popullit" më 1970 dhe iu vendos busti në fshat.[2]

  1. ^ Muin Çami (1970). Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920. Universiteti Shtetëror i Tiranës. fq. 143. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 333. ISBN 9789995602673. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)