Shqiptaroamerikanët
| Albanian American Shqiptaro-Amerikan |
||||||||||||||||||||||||
|
|
||||||||||||||||||||||||
| Popullsia e përgjithshme | ||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 201,118 Shqiptaro-amerikanë [1] 0.09% e popullsisë të SHBA-ve |
||||||||||||||||||||||||
| Rajone me popullsi të konsiderueshme | ||||||||||||||||||||||||
| California, Alaska, Florida, Washington, Louisiana, Texas, Tennessee, Nebraska, Connecticut, Illinois, Virginia, Massachusetts, Michigan, Maryland, New Jersey, New York, and Pennsylvania. | ||||||||||||||||||||||||
| Gjuhët | ||||||||||||||||||||||||
| Fetë | ||||||||||||||||||||||||
|
Ortodoksë shqiptarë, Katolikë Roman, Musliman, hebrenj, deizm |
Shqiptaro-amerikanët janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara që kanë origjinë shqiptare. Sipas të dhënave nga një studim i vitit 2008 të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ka 201,118 amerikanë me prejardhje të plotë ose të pjesshme shqiptare [1].
Përmbajtja |
Historia e emigrimit [redakto]
Shqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori (anglisht: Nicholas Christopher), i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880' dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA [2]. Kjo ishte deri në vitet 1900, megjithatë një numër i madh i shqiptarëve arritën në Bregun Lindor të SHBA-së: pjesa më e madhe e tyre ishin të rinjë të pamartuar nga jugu i Shqipërisë [2]. Shumica e valës së parë të emigrantëve, rreth 10,000, kishin për qëllim të vendosen përgjithmonë në SHBA, dhe u kthyen përsëri në Shqipëri mbas Loftës së parë botërore [2]. Pikërisht në këtë kohë, një grup tjetër i emigrantëve nga Shqipëria shkuan në SHBA. Ky grupi i ri u vendosën dhe u martuan me shtetin e tyre të ri [2]. Numri i shqiptarëve që kanë raportuar se Gjuha shqipe është gjuha e nënës në vitin 1920 ishte rreth 6,000 [2].
Pas Luftës së dytë botërore shqiptarët që emigruan në SHBA ishin kryesisht emigrantë politike dhe në vitin 1970 kjo shifër u rrit në rreth 17,000 [2].
Pas fjalës Dëbimit të çamëve nga Çamëria edhe trojet shqiptare që sot janë Greqi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, një numër i madh prej tyre emigruan në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas dëbimit të tyre, duke pohuar se qeveria komuniste në Shqipëri i ka diskriminuar dhe persekutuar ata [3]. Ata arritën të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre, [3] dhe krijuan në 1973 Shoqatën e të Drejtatve të njeriut Çamëria e cila më vonë u bashkuan dhe u bë Organizata Shqiptaro Amerikane Çamërina e cila ka për qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre [4][5].
Familjet që kishin braktisur gjuhën e tyre amtare, vlerësohet se ishte rreth 70.000 shtetas të SHBA-ve me prejardhje shqiptar jetonin në SHBA në vitin 1980 [6].
Në 1990 shumë shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Republika e Maqedonisë, emigruan në Shtetet e Bashkuara si refugjatë të luftës. Një tjetër komunitet Shqiptaro-Amerikan (Shqiptarë të Kosovës) në Riverside, Kaliforni / San Bernardino rajoni i Kaliforni-së përfshin shqiptarët nga Kosova të cilët hynin në Shtetet e Bashkuara në March Joint Air Reserve Base në Riverside [7].
Disa italiano-amerikanë të cili shkuan në SHBA gjatë fillim të shekullit të 20-të janë me prejardhjen nga shekulli 15-të i refugjatëve shqiptarë në Italinë jugore dhe që flisnin dialektin arkaik tosk të quajtur Arbëresh. Zona e Greater New Orleans ka një komunitet të madh të arbëreshëve, me preardhje prej emigrantëve sicilian të shekullit të 19 [8].
Shpërndarja gjeografike [redakto]
Aktualisht në zonat me popullsi më të madhe e amerikanëve me prejardhje shqiptare janë New York City, New York, Detroit, Michigan, Boston, Massachusetts, New Jersey, Chicago, dhe Connecticut.
Lista e Shqiptaro-amerikanëve më të njohur [redakto]
Referenca [redakto]
- ^ a b US Census Bureau, Table: Ancestry for People with one or more Ancestry Categories Reported
- ^ a b c d e f Stephan Thernstrom: Harvard encyclopedia of American ethnic groups 1980 (Lexuar më 23. Qershor 2010)
- ^ a b Miranda Vickers: The Cham Issue - Where to Now?. Defence Academy of the United Kingdom
- ^ Chameria Human Rights Association (2009): Official site of the Chameria Human Rights Association (Albanian, English). Vizituar në 31. Mars 2009.
- ^ Albanian American Organization Çamëria
- ^ Thernstrom, f.25
- ^ Fischer, Bernd J. "Albanian refugees seeking political asylum in the United States: process and problems" in Journal of Ethnic and Migration Studies 31.1 (2005)
- ^ Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, 1995

