Jump to content

Ish hotel "Unioni" (Prishtinë): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Objekti ish hotel "Unioni"'''<ref name="QG">[http://www.causes.com/causes/77868-kunder-rrenimit-te-hotel-unionit/updates/26332-qendrimet-e-grupit-dhe-faktet-per-ish-hotel-unionin Qe...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 10 korrik 2016 21:36

Objekti ish hotel "Unioni"[1] është një objekt me vlerë i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në qendër të kryeqytetit, në Prishtinë.[2]

Historiku dhe përshkrimi

Ndërtesa e ish "Hotel Union" është ndërtuar në vitin 1927 nën mbikëqyrjen e arkitekt austriak, Andrija Kremer.[3] Këtu janë kombinuar elemente të neo-rilindjes, neo-barokut dhe arti të ri dhe ishte një nga të paktat ndërtesa në Prishtinë nën ndikimin e arkitekturës evropiane. Gjatë dekadave të para të ekzistencës së saj, ajo ishte quajtur "Hotel Skënderbeu" duke e dëshmuar këtë edhe me anë të pikturave dhe ikonave të vendosura në muret e ndërtesës. Pas Luftës së Dytë Botërore, objekti u shtetëzua nga qeveria dhe u quajt "Hotel Unioni".[1] Diskutimet për të ardhmen e këtij objekti u ndezën në vitin 2008, kur Komuna e Prishtinës njoftoi synimet e saj për rrafshimin e objektit të ish "Hotel Skenderbeut", nën pretekstin se nuk zotëronë asnjë vlerë të rëndësishme arkitektonike dhe duhet të hapet rruga për bulevardin e ri "Ibrahim Rugova", që do të ndërtohej.[4] [5] Kjo është konfirmuar nga disa ekspertë, të cilët vlerësonin se rreth 80% e vlerave historike të saj ishin dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.[2] Kjo ra në kundërshtim me ata të cilët bënin thirrje për rivendosjen e tij në gjendjen origjinale.[6] Gjithashtu, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës shprehu rekomandimin e vet për restaurimin e menjëhershëm të tij.[7] Gjendja e objektit është përkeqësuar edhe më tej, kur aty kishte rënë zjarri në vitin 2009.[6][7][8] Një njeri i pastrehë ishte arrestuar menjëherë nën dyshimin për kryerjen e këtij krimi.[5] Konfuzionet duket të jenë zgjidhur përfundimisht në vitin 2010, kur Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore njoftoi marrëveshjen e tij mekompaninë italiane të modës The United Colors of Benetton për të rivendosur objektin në gjendje sa më të afërt të me gjendjen origjinale të tij.[9] Pas përfundimit të punëve në restaurimin në vitin 2013, United Colors of Benetton inauguroi njëhapsirë 2,000 metrash katrorë në objektin e renovuar e ish "Hotel Skenderbeut".[10]

Galeria

Referenca

  1. ^ a b Qendrimet e Grupit dhe faktet per ish-Hotel Unionin10.07.2016.
  2. ^ a b "Hotel Unioni do të rindërtohet" (në Albanian). YllPress. 04-10-2010. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. ^ "Union Hotel building". In Your Pocket. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Hoxha, Kreshnik (Qershor 28, 2012). "Prishtina: Qyteti Nën Okupim" (në Albanian). Prishtinë: Gazeta - "Jeta në Kosovë". {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  5. ^ a b Vrapi, Belinda (4 qer 2010). "Pristina's Union Hotel to be Bulldozed" (në Albanian). Prishtina: Balkan Insight.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  6. ^ a b "Hotel Unioni në flakë" (në Albanian). Radio Evropa e Lirë. 2009-08-22.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  7. ^ a b Mullaademi, Leart (2009-08-22). "Union Hotel in Prishtina on fire". fq. 11, 53. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Bardhi, Silvana (22 gusht 2009 - 16:20). "Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore" (në Albanian). Prishtinë. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  9. ^ "RAPORT DHE KONSTATIME" (PDF) (në Albanian). Prishtinë. 7.5.2010. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  10. ^ "The United Colors of Benetton megastore in Pristina opens". United Colors of Benetton. 29 shk 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)