Çetat vullnetare territoriale
Formacione ushtarke vetëmbrojtese (shkurt ÇVT) ne kuadër të organizimit te Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (shkurt LANÇ). Keto formacione morren jete dhe struktura të rregullta sipas orientimeve të Konferencës së Pezës në shtator te 1942
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto çeta u ngritën dora dorës në fshatrat e mëdhenj si edhe në dy tre fshatra të vegjël apo edhe atje ku fshatrat e kishin nje traditë patriotike. Këto çeta ishin forca rezervë për strukturat partizanepër rastet e koordinimeve të aksioneve në shkallë të gjëre apo në rastet e inkursioneve të forcave fshiste. Me rrealizimin e detyrës luftarake ato ktheheshin sërisht në fshatra. Drejtimi kryhej nga nga Shtabet e Qarqeve Partizane dhe nga komandat e vendit.
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër detyrat që kryenin ishin ato të zbulimit të armikut,udhërrëfyese për strukturat e rregullta parizane, ruajtjen e shtigjeve nga mund të hynte pushtuesi në zonat e çliruara. Këto çeta realizonin furnizimin e strukturave partizane si në ushqime, veshmbathje ashtu edhe me luftëtare të rinj. Këto çeta mbanin rregullin dhe organizonin tërheqejn e popullsisë civile në raste mësymje të pushtuesit në zonat përkastëse
Ndihmesa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si strukura të organizmit mbarëpopullor kunder pushtuesit ato dhanë një kontribut të rëndësishëm dhe të vlerësuar në rastin e Luftës së Gjormit, luftës së Reçit si edhe në luftimet në Dibër e në Mat.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]http://luftapartizane.blogspot.com/2013/06/organizimi-i-pushtetit-ushtarak-ne.html