Beteja e Gjormit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lufta e Gjormit)
Jump to navigation Jump to search
Beteja e Gjormit
Part of Rezistenca shqiptare në LDB
Date1–2 janar, 1943
Location
Result Fitore vendimtare e shqiptarëve
Belligerents
Balli Kombëtar
Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar
vullnetarë nga Vlora
 Mbretëria e Italisë
Commanders and leaders
Hysni Lepenica
Skënder Muço
Mehmet Shehu
Franco Clementi 
Strength
fillimisht 1,600 trupa të Ballit Kombëtar
në fund 2,200 trupa
fillimisht 2,000 troops
në fund 5,600 trupa
5 topa
tanke
Casualties and losses
shumë pak 186 të vrarë
qindra të plagosur
80 rob lufte
2 tanke
29 armë automatike
3 topa

Beteja e Gjormit ishte një betejë mes forcave shqiptare të rezistencës në Luftën e Dytë Botërore kundër Mbretërisë së Italisë. Beteja u zhvillua më 1–2 janar, 1943, në zonat e Gjormit, Vranishtit, Dukatit, Tragjasit dhe Tërbaçit në rajonin e Mallakastrës, në jug-perëndim të Shqipërisë.[1]

Preludi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pushtimitit të Mbretërisë së Shqipërisë nga Mbretërisë së Italisë në vitin 1939, u foruan disa grupe të rezistencës. Më të rëndësishmit nga këto grupe ishin Balli Kombëtar, i formuar nga Mit'hat Frashëri e Ali Këlcyra si dhe Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, i cili më vonë u kthye në grup komunist të udhëhequr nga Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha.

Dukati dhe Gjormi u kthyen në dy nga qendrat e Ballit Kombëtar, forcat e të cilit në këtë zonë udhëhiqeshin nga Hysni Lepenica, komandant ushtarak dhe Skënder Muço, një avokat i shquar nga Tragjasi.[2] Mehmet Shehu, një komandant i Frontit Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, krijoi një njësit partizan në Mallakastër.[1]

Duke filluar nga mesi i vitit 1942, kishte sulme të shpeshta kundër trupave italiane që gjendeshin në atë zonë. Në nëntor 1942, këto sulme u shtuan. Komandanti i trupave italiane në këtë zonë të armatosura rëndë e të cilët fillimisht numëronin 2000 ushtarë, ishte kolonel Franco Clementi.[1] Gjithashtu në krahun e italianëve ishte një njësi milicësh dibranë komanduar nga Halil Alia[3].

Beteja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Beteja nisi më 31 dhjetor 1942 në orën 23.30, kur u dha sinjali i sulmit mbi njësitë dibrane[3].

Beteja kryesore, e cila zgjati 36 orë, u zhvillua më 1–2 janar, 1943. Njësitë shqiptare u mbështetën gjatë betejës nga 300 vullnetarë të zonës.[1] Gjatë betejës, ushtria italiane përdori tanqe, topa dhe shumë armë automatike.

Beteja përfundoi me humbje vendimtare të italianëve, të cilët u shpartalluan plotësisht dhe kontrollin e morrën shqiptarët. Në total u vranë 186 ushtarë dhe oficerë italianë, duke përfshirë komandantin e trupave italiane, Kolonel Clementi, me qindra të tjerë u plagosën ndërsa 80 u zunë rob lufte. Tanket italiane u shkatërruan, ndërsa pajisjet ushtatrake që ranë në duar të shqiptarëve përfshinin 3 topa, 29 armë automatike, sasi të mëdha municioni dhe qindra pushkë.[1]

Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi u thye në fushën e betejës, ushtria italiane e ndërmori raprezaljeve kundër civilëve të pesë fshatrave Dukat, Gjorm, Tërbaç, Tragjas dhe Vranisht. Forca ajrore italiane i bombarduan fshatrat. Gjatë këtyre sulmeve pati shumë viktima civile, duke përfshirë edhe kryekomunarin e Dukatit, Shukri Cane. Ndaj Gjormit u krye edhe një tjetër ekspeditë ndëshkuese.[1]

Një pikturë e vitit 1981 nga Fatmir Haxhiu, me titull Lufta e Gjormit, përkujton Betejën e Gjormit. Piktura ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f Pearson, Owen (2006). Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945. I.B.Tauris. fq. 230. ISBN 1-84511-104-4. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Frashëri, Xhemil (2007). Lufta e armatosur e popullit shqiptar: thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj : 7 prill 1939-29 nëntor 1944. Dardania. fq. 158. ISBN 978-99943-949-9-9. Marrë më 12 korrik 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Dervishi K., Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë, Tiranë: "55", 2010. fq. 123-124. ISBN 978-99943-56-43-0
  4. ^ "Artistical Biography of Fatmir Haxhiu". Euskalnet. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2010. Marrë më 12 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)