Çukë (Aliko)
Çukë është një fshat në Komunën Aliko në Rrethin e Sarandës të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu fshati Çukë kufizohet me ish fshatin e Lëkurësit (sot topogërmadhë), nga jugu me liqenin e Butrintit, nga Iindja me Metoqin dhe Karalibeun dhe nga perëndimi më Detin Jon.
Toponimet të fshatit Çukë:[1]
- Ajazmat - fushë buzë liqenit, në J.
- Ar’ e Aqif Zeqos - arë, në P.
- Ar’ e Berdeneshit – arë, në P.
- Ar’ e Meçit - arë, në JP, të Ksamilit.
- Bishti Artilerisë - vend te Hund e Kuqe, në P.
- Bishti Kazanit - në P. të Ksamilit.
- Bishti Myrteza Angonit - ish pronë e Myrteza Angonit nga Gjirokastra, një hundë malore që hyn në det, në JP.
- Bishti i Vogël i Sotirës.
- Bregu i Kullës - bregore ku sot janë ngritur apartamente në Ksamil.
- Bregu i Lisave - breg me lisa, në J.
- Burim i Butrintit - burim në rrëzën e një shkëmbi, në P. të Butrinit.
- Fanar i Vjetër - fanar buzë detit, i ndërtuar në kohën e mbretit Zog në P. të Lëkurësit.
- Fiku Madh i Berdeneshit - fik i vjetër buzë detit, në J.
- Fshati Skambil (Ksamil) - fshat i vjetër i kthyer në gërmadhë. Aty kanë banuar çamët refugjatë të instaluar nga qeveria Zogut. Çamë të ardhur në atë kohë qenë vendosur dhe në Prodan, Gjashtë dhe në Varfanj të Delvinës. Ky fshat u krijua nga çamët e ardhur nga fshati Varfanj i kazasë së Gumenicës-Çamëri, dhe i dhanë këtë emër që u kujton emrin e fshatit të vendlindjes së tyre.
- Gazerm’ e Mustafait - qafë kodrinore, në J.
- Grav’ e Madhe - shpellë matanë Ksamilit, në J.
- Grav’ e Vogël - shpellë në Pallavraq, në JP.
- Grikat e Pallavraqit - gil ku hyn deti, në JL.
- Gropat e Pusit - në juglindje të Ksamilit.
- Gurore/ja e Berdenershit - gurore, në P. të Çukës.
- Gjoli Butrintit - liqeni i Butrintit, në J.
- Hon i Lepurave - vend shkëmbor me një hon, me një pyll pranë, në JP.
- Hund’ e Kuqe - hundë buzë detit e cila i takon Çukës, në P.
- Hund’ e Përmetit - hundë në anë deti, në P. të Ksamilit.
- Kalaja e Pallavraqit - kala, në J.
- Kalaja e Sotirës - gërmadhë e një kalaje ku ka qenë dhe fshati i vjetër, në JL të Ksamilit.
- Kallame - arë në fushë, në J.
- Kanal i Çukës - kanal i çarë në vitet e fundit ku kalon ujët e lumit të Bistricës, në J.
- Kazanet - këmbë mali që zbret në det, karshi Kullurës së Korfuzit.
- Kolale/a - arë në fushë, në J.
- Kulla e Kollokotronit - kanë qenë dy kulla 2-3 katëshe, sot nuk figurojnë më. Këto thirreshin Kulla e Sipërme dhe Kulla e Poshtëme me gurët e Kullës së Sipërme, Mersin Gjinika, banor i këtij fshati, ka ndërtuar banesën e tij, ndërsa me gurët e Kullës së Poshtëme Ziso Çato nga Vromeroi ka ngritur edhe ky shtëpitë e tij. Dihet ditur së fis me emrin Kollokotroni ka pasë edhe fshati Vuno në Bregdet.
- Lera e Berleshit - lerë, në J. të Çukës.
- Maj’ e Mërtesë - majë kodrine, në JP.
- Maj’ e Popovës - hundë, në JP. të Ksamilit.
- Mali Berdeneshit - (te çamët shumësi mbiemrit i fjalës i bardhë behet të berdhë, pra, Berdhenesh, ndoshta vjen nga Bardhanesh).
- Mal i Lëkurësit - mal ku ka qënë fshati i Lëkurësit, sot topogërmadhë, në V.
- Manastiri i Shëngjergjit - manastir rreth 3–4 km, në jug, në rrugën që të çon në Butrint.
- Pallavraq i Vogël - qafë kodrinore me pyje e kullota, në J.
- Pill i Zi - pyll buzë liqenit, në J.
- Posta e Vivarit – postë ushtarake, në J.
- Posta e vjetër e Berdeneshit - postë kufitare detare, në P.
- Puset e Skambilit (Ksamilit) - pus ku marrin ujë banorët e Ksamilit.
- Pus i Sotirës - pus i ndërtuar me gurë në një vend gropë, në JL. të Ksamilit.
- Qaf’ e Buallit - kodër ku ndodhet një pus i gurtë, në JL. të Ksamilit.
- Qaf’ e Fiqve - qafë kodrinore ku ka pasur fiq, në JP.
- Qaf’ e Mërtesë - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Xhaniut - qafë kodrinore, në P. të Berdeneshit.
- Qish’ e Berdeneshit.
- Qish’ e Lëkurësit - gërmadhë kishe në V. të Çukës, në malin e Lëkurësit.
- Qish’ e Sotirës - gërmadhë kishe buzë liqenit, në JL.
- Qish’ e Shënkollit - gërmadhë kishe, në J.
- Selim beu – fushë, në J.
- Selimbabë/a - pronë e një çifligari delvinjot në drejtim të manastirit, në J. të Çukës.
- Spithar i Math - spithar në Majën e Mërtesë, në JP.
- Stan i Çipit - stan vllehësh në L. të Lëkurësit.
- Stan i Mihallarit - stan i ndërtuar nga një ban vllah që i ka mbetur emri i tij, në VL.
- Struvjan/i – ara, në J.
- Shesh i Beleshit - shesh i madh që përdoret për kullotë ne JP. të fshatit të vjetër të Ksamilit.
- Shesh i Bardh Nikës - shesh, kullotë, afër liqenit të Butrintit, në J.
- Shëngjergji - gërmadhë kishe në Çukë, në JP.
- Shënkoll/a - në P.
- Shënkozmai - kodër, në P. të Çukës. Thonë se aty është ndaluar të prehet Shënkozmai, kur do të kalonte në Sarandë, etj.
- Shënsose/ja - gërmadhë e një vakëfi të vogël, në J.
- Tabje/ja - arë në fushë, në J.
- Vrisi – burim, në fshat.
- Xhaniu – kullotë, në JP.
- Xhumbari - gurë të gëdhëndur nga njerëzit e lashtë, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Çukë:[2]
Boçari (Duro Boçari, Kiço Boçari), Bodo (Sulo Bodo) nga Gjirokastra, Çami (Jani Andon Çami, nga Shulashi i Çamërisë), Çato (Ziso Çato nga Vromeroi), Demo (Sabri Islam Demo nga Margëlliçi i Çamërisë) ,Demo (Islam Ali Demo, nga Margëlliçi i Çamërisë), Gunella (ardhur nga Nivicë-Bubari), Gjinika (Avdul Qemal Gjinika, nga Margëlliçi i Çamërisë), Gjinika (Shahin Gjinika nga Margëlliçi-Çamëri), Gjinika (Vehap Gjinika, nga Margëlliçi-Çamëri), Koka (Sotir Koka nga Vromeroi), Naim (Andon Nani, nga Lëkurësi), Nani (Vangjel Nani, nga Lëkurësi), Rusi (Ramadan Rusi, nga Margëlliçi-Çamëri), Shkurti (Kiço Shkurti, nga Lëkurësi), Zaho (Lut Zaho, nga Margëlliçi-Çamëri), Barjami (Naim Dane Maili).
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Çuka është ndërtuar në shekullin e XIX, pas luftës së Lëkurësit, luftë kjo që u zhvillua kundër pushtuesve grekë, e cila solli si pasojë djegjen e këtij fshati dhe shpërnguljen e popullsisë.[3] Disa familje si ajo me mbiemrin Shkurti, Dajko, Nani etj., shkuan dhe u vendosën në kodren e Çukës, që atëhere njihej vetëm si një toponim dhe aty krijuan fshatin e ri, i cili mori emrin që mbante vendi: Çukë, ndërsa pjesa më e madhe shkoi në Çamërinë e mesme në bregun e lumit të Gliqisë, që vjen nga malet e Sulit dhe atje për të kujtuar emrin e fshatit të vendlindjes, ku u mbetën edhe varret e të parëve, ngritën një fshat të ri që ia dhanë emrin Lëkurës.[3] Fshati i Çukës u shtua shumë me ardhjen e refugjatëve çamë të dëbuar me dhunë nga Çamëria e pushtuar (1944-1945) si dhe nga shumë familje të ardhura gjatë regjimit komunist të Shqiperisë nga minoritet greke të cilët mbajnë mbiemrat: Çami, Boçari, Suli, Gjati, etj.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Aliko |
---|
Aliko · Çaushi · Çukë · Tremul · Neohor · Rahullë · Jermë · Halo · Pllakë · Qenurjo · Fanar |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 463-465. Treguan: 1) Avdul Qemal Gjinika, nga Margëlliçi-Çamëri. 2) Thoma Çami, nga Shulashi i Çamërisë, me banim në Çukë.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 462-463.
- ^ a b c Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 462.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |