Jump to content

Bullaj (Marec) 21 prill 1999

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga 21 prill 1999)

Rënia heroike e dëshmorëve Isa Kastrati, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia

Në njërën nga ofensivat me 18 prill 1999 në Gollap në përleshje me forcat ushtarake e policore armike, ndeshen me Brigadën 153 të UÇK-së, Brigada udhëhiqej nga Komandant Adem Shehu nga Shqipëria dhe krahu i djathtë i tij komandanti për moral dhe politikë i shëndritshmi Isa Kastrati.

Në vije të parë me shumë shokë bashkëluftëtarë ishte edhe Isë Kelmendi, pak me larg edhe Sokol Sopi, Afrim Vitia e shumë bashkëluftëtarë të tjerë, Isë Kelmendi lidhur me betejën në fjalë thotë :

"Dy ditë luftuam pa ndërprerë me Isa Kastratin dhe bashkëluftëtarët e tjerë në vijën e pare të frontit por të madhit Isa Kastratit as qerpiku i syrit s’i luante e me një heroizëm te pashoq qëndroj si një burrë që nuk dinte kurrë mpapa të shkonte, zëri dhe fjala i kumbonin deri në qiell bashkë me krismat, morali i tij i pazëvendësueshëm dhe tregonte kjartë se Liria e Kosovës kishte marrë rrugën që Isa Kastrati e kishte kërkuar plot një jetë".

Në mbrëmjen e së martës së 20 prillit 1999, në frontin e Vitisë në Marec u plagosën rëndë Sokol Sopi e Afrim Vitia, me një urgjencë u tërhoqën nga vija e frontit dhe u sollën në shtëpinë e Bajram Vitisë, të nesërmen në mëngjesin e të mërkurës me 21 prill 1999 nën breshërinë e fuqishme të granatave çetnike i tërhjek Isa Kastrati dy të plagosurit në spitalin e improvizuar të "Skifterave”në Zllash, ishin nën përkujdesje të Doktoreshës Teuta Hadri deri në orët e pasditës por në mungesë të mjeteve Doktoresha nuk mundi të bënte më shumë dhe për të shpëtuar ata duhej dërguar në Llap në spital ushtarak.

Mblodhi fuqinë dhe lëshon zërin nën dhimbjen e hidhur të plagëve Sokol Sopi: vetëm me Bacën Isë do ta mirrja këtë rrugë, kështu shprehet edhe Afrim Vitia duke iu drejtuar Isa Kastratit me një buzëqeshje: "Do të na dërgosh baca Isë ?"

  • “Është fjalë kjo Sokol” sikur me nguti ia kthen Isa,
  • “Qysh mos t’i qoj Baca trimat e vet...
  • Për ju do tja mësyja madje edhe vet zjarrit vetëm e vetëm mos të harroni se shpejt do të ju mbyllen plagët e tevona do të ktheheni e do e largojmë këtë bishë sllave nga çdo pllëmbë e Kosovës sonë, na pret edhe dasma e Afrimit ku baca Isë do të kërcej në valle nga toka në qiell, e shihni se si do të vallëzoj Isë Kastrati ! A po Afrim ? Por ti je më i vogël, njëherë do ta martojmë Sokolin e ky besa është edhe vëlla i 6-të motrave...

Ishin kta zërat e krenarisë së maleve tona dhe vendoset që në mbrëmje të nisen për në LLAP.

Me 21 prill 1999 (e mërkurë) para mbrëmjes nisen dy (2) xhipa dhe një kombi me ushtarë të plagosur, në xhipin që e drejtonte Isa Kastrati ishin dy ushtarët e plagosur Sokol Sopi dhe Afrim Vitia.

Gjatë udhëtimit dhe rrugës tejet të dëmtuar si pasojë kombi ngelë në baltë me çrast xhipi i dytë fillon tërhekjen e tij, gjendja shëndetësore e dy të plagosurve Sokol Sopi dhe Afrimi Vitia po keqësohej dhe Isa Kastrati vazhdon rrugën dhe papritur bëhet një ngatërrim i rrugës në një kryqëzorë dhe se në vend që të merrte drejtimin e Prapashticës, niset kah "bullajt" lagje në Marec dhe si pasojë bie në pritë të forcave ushtarake çetniko-serbe.

Pas alarmimit të forcave armike me të shtëna, Isa Kastrati ia del që t’i nxjerr nga xhipi dy të plagosurit dhe më pastaj për të vazhduar luftën me forcat çetnike.

Bazuar në deklaratat e fshatarëve të lagjës aty ishte bërë luftë heroike dhe shumë e rreptë, luftë tejet e pabarabartë ngase Isa Kastrati ishte vetëm. Zhvillonte luftë ballore dhe në afërsi deri në 10 m, në saje të gjurmeve, ishte dëshmija se kishin mbetur 5 policë të vrarë.

Isa Kastrati bie heroikisht ndërsa më pastaj vriten edhe dy të plagosurit, Afrim Vitia dhe Sokol Sopi, nga resistenca dhe humbjet që bishat çetnike psuan në këtë luftë me Isa Kastratin, sikur s’i besonin as armëve të veta dhe në trupin e pajetë të Isës në shenjë revolte dhe dëshpërimi kishin shti breshëri plumbash ndërkaq në kokë ishte i goditur edhe me Kazmë. Ra për të mos vdekur kurrë. Rrënja e Isa Kastratit Sokol Sopit dhe Afrim Vitisë ishte humbje e madhe për UÇK-në dhe mbarë Kosovën.

Agimi.com,"Dëshmorët nuk vdesin kurr",autor Ramadan S. Latifaj