28 Nëntori - Dita e Flamurit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ismail Qemali sëbashku me njerëzit e tij më 28 nëntor 1913, një vit pasi shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e Pavarësisë. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike në historinë e Shqipërisë.[1] 28 nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës; kjo gjë u bë zyrtare nga kryeministri Ramush Haradinaj në vitin 2017.[2]

Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.[3] 469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.[4][5]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "105 vjetori i Pavarësisë, festa e shqiptarëve nëpër botë (FOTO)". Koha Jonë. 28 nëntor 2017. Marrë më 29 nëntor 2018.
  2. ^ "Haradinaj shpall 28 nëntorin festë zyrtare: Dita e Shqiptarëve". alsat-m.tv. 28 nëntor 2017. Marrë më 29 nëntor 2018.
  3. ^ "Kryengritja e Pergjithshme Çlirimtare (nentor 1443)". Shqipëria.com. 1 janar 2002. Marrë më 29 nëntor 2018.
  4. ^ "28 Nëntor 1912 – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë". Muzeu Historik Kombëtar. Marrë më 29 nëntor 2018.
  5. ^ "28 Nëntor 1912/ Si u shpall Pavarësia e Shqipërisë?". City News Albania. 28 nëntor 2016. Marrë më 29 nëntor 2018.