Abdylhej Çoban
Abdylhej Çoban | |
---|---|
Personazh nga Lugina e Ujqërve | |
Paraqitja e parë | Lugina e Ujqërve epizodi 30 |
Paraqitja e fundit | Lugina e Ujqërve Kurthi epizodi 229 |
Krijuar nga | Raxhi Shashmas Bahadır Özdener Mehmet Turgut |
Luajtur nga | Kenan Çoban |
Informacione | |
Gjinia | Mashkull |
Profesioni | Zyrtar i lartë i qeverisë |
Titulli | Krahu i djathtë i Polat Alemdarit |
Bashkshortja(et) | Gaje Eraslan |
Feja | Islami |
Kombësia | Turk |
Abdylhej Çoban (emri i vërtet Zylfy Jyksel) është personazh imagjinar i serisë Lugina e Ujqërve, i cili u luajt nga Kenan Çoban.
Abdylhej në Lugina e Ujqërve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai së pari u shfaq si mbledhës i mbeturinave, por më vonë u zbulua se Abdylheji ishte një anëtar i KGT-së i cili me urdhër të Asllan Akbej, ai u bë njeriu i Polat Alemdarit. Emri i tij është në arabisht dhe forma e tij origjinale është "Abd el-Haj" dhe do të thotë "shërbëtori i të gjallit (el-Haj)". Gjatë operacioneve, Abdylheji përdori emrin e kodit Akrep.
Abdylhej në Lugina e Ujqërve Kurthi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të operacionit Lugina e Ujqërve, Abdylheji mbeti krahu i majtë i Polat Alemdarit. Ai u mor në pyetje nën tortura nga Hakan dhe agjentët amerikanë, të cilët dikur ndërhynë dhe më vonë ndërruan anën, dhe në një rast tjetër Aron Feller i dha ilaçe dhe humbi kujtesën dhe i shërbeu Iskender Byjykut, të cilit Hakan i shërbeu gjithashtu. Ai më vonë u trajtua nga doktoresha Gaje. Por më pas Polat Alemdar arriti ta rikthejë kujtesën e tij. Përveç kësaj, Abdyleh (Zylfy Jyskel) është një nga anëtarët e heshtur të ekipit dhe është i kujdesshëm në operacionet. Ai vepron logjikisht, nuk i zbulon ndjenjat e tij dhe u bë krahu i djathtë i Polat Alemdar pas vdekjes së Memati Bashit.
Polat Alemdar emëroi Abylhej si regjent dhe pas pak ai u përball me Abdylhejin. Abdylheji është zemëruar me Polatin (pasi në fund të sezonit 7, Polati vendosi të vdes por u shpëtua nga Akifi) i cili po fsheh jetën e tij dhe nuk i pranon ofertat e tij. Ai më pas bëri paqe dhe u kthye në ekip. Abdylheji dëshiron të heqë dorë nga të gjitha detyrat e tij dhe të fillojë një jetë të re për veten e tij. Abdylhej u martua me Gajen kur u tërhoq nga punët e shtetit. Por më vonë ai u pendua për atë që bëri dhe u kthye përsëri te Polati.
Në episodin 229, kur ai sheh bombën që Key ka vendosur në zyrë, e merr atë në dorë dhe përpiqet ta heqë. Sidoqoftë, Key shpërthen bombën dhe Abdylheji vdes.