Abuzimi i Kokainës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Intoksikimi me Kokaine[redakto | përpunoni burim]

Fillimisht vihet re një stimulim i sistemit nervor qendror, që më pas pasohet me depresione te tij. Stimulimi karakterizohet me eufori, hipernxitshmeri, shfrenim, rritje te sensit te mjeshtërish, dhe si edhe rritje te respektit për veten. Përdorimi i zgjatur dhe dozat e larta mund te shkaktojnë axhitim psikomotor, hipervigjilence dhe psikoze deluzionale transitore, të ngjashme me skizofreninë paranoide. Duke qenë se intoksikimi është mjaft përforcues, përdorimi i kokainës mund të çoje në formimin e ndjenjës se kënaqësisë, e cila përfundon me mbidozim. Ky i fundit shkakton takikardi, acidoze respiratore, konvulsione te tipit grand-mal dhe arrest respirator ose kardiak.

Sindroma i zvjerdhjes[redakto | përpunoni burim]

Karakterizohet nga prania e te paktën dy prej shenjave te mëposhtme : lodhje, ëndrra të fuqishme të pakëndshme, uri, plogështi ose axhitim, ankth, pagjumësi, irritabilitet, dëshire e papërmbajtshme për kokaine. Kjo gjendje zgjat disa ore deri në disa ditë. Pas disa ditëve, ankthi, irritabiliteti dhe dëshira për kokaine bëhen më të lehta.

Trajtimi[redakto | përpunoni burim]

Terapia kryesore e vartesise nga kokaina është trajtimi psikoshoqëror. Shtrimi në spital kërkohet kur përdorimi i dozave të larta të kokainës dhe për një kohe të zgjatur përfundon në psikoze, ose në simptoma të rënda të abstinencës.

Terapia e parandalimit te recidives[redakto | përpunoni burim]

Pacienti punon në drejtim të luftimit të ndjenjave ambivalente që ka rreth ndalimit të përdorimit të kokainës, zhvillon strategjitë për shmangien e situatave qe shtojnë rrezikun për recidiva dhe bën ndryshime ne stilin e jetesës.

Shuarja e kundërpërgjigjes se kokainës[redakto | përpunoni burim]

Qëllimi i saj është pakësimi i përgjigjes se pacientit ndaj simboleve që nxisin dëshirën për kokaine, deri në momentin që këto simbole nuk stimulojnë më dëshirën e zjarrte për drogën.

Depresivet triciklike[redakto | përpunoni burim]

Mund te përdoren në trajtimin e anhedonise, që është pjese e abstinences nga kokaina. Gjithashtu, desipramina (Norpramina) dhe Imipramina (Tofranili) janë efikase ne trajtimin e abuzueseve që vuajnë edhe nga depresioni.