Adelina Pireva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Adelina Pireva Ka lindur me 29.09.1977 në Gjilan. Me muzikë ka filluar të merret që nga mosha 8-vjeçare. Edhe si fëmijë ka marrë pjesë në shumë koncerte e manifestime të ndryshme. Në festivalin “Kosovarja këndon 1990” mori Mikrofonin e Artë, si shpërblim të SHKA “Agimi: nga Prizreni dhe vendin e 5-të nga Juria profesionale. Me Ansamlin “Gurra” të Gjilanit ka marrë pjesë në këto festivale: , “Këngë Jeho 1992, 1997”-Strugë, “Sharri këndon “- Tetovë, “Festivali i Paqes 1996”-Bajram Pasha (Stamboll). Në këto festivale u nderua me shpërblime, mirënjohje e diloma të shumta. Ka marrë pjesë edhe në shumë koncerte humanitare, kryesisht që u është dedikuar heronjve të rënë për çlirimin e Kosovës dhe fëmijëve të dëshmorëve.

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri më tash ka edituar 3 Albume dhe 4 Video Clipe.

  • Dashurinë ta fala
  • Live-me grupin Dasmorët
  • Live- me grupin Triola