Adelina Thaçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Adelina Thaçi-Meta (Prishtinë, 31 maj 1980) është këngëtare shqiptare nga Kosova me repertor të muzikës së lehtë dhe klasike. Është vajza e humoristit Rasim Thaçi dhe Shukrie Thaci një stomatologeje dhe infermiereje në spitalin e Prishtinës.

Ka kënduar në shumë koncerte që prej fëmijërisë, studioi në shkollën e mesme të muzikës dhe Akademinë e Muzikës në Prishtinë, dhe filloi karrierën si këngëtare në moshën 16-vjeçare duke arritur suksesin me këngën “Shko“ të kompozuar nga Alfred Kaçinari.

Pas mbarimit të shkollës së mesme ajo u regjistrua në Akademinë e Muzikës ku e përfundoi me sukses dhe njëherish është edhe anëtare e Filharmonisë së Kosovës Gjithashtu ne vitin 1998 nxjerr albumin e saj të parë të titulluar “Me liri“, me gjithsej 9 këngë të cilat u degjuan ne te gjitha trevat shqiptare. Ajo vendosi që këngës “Shko“ ti realizonte edhe klipin në vitin 2001. Vazhdoi me koncerte të tjera nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe mori çmimin “Këngëtarja më e popullarizuar" për vitin 2002.

Në vitin 2004 ajo fillon bashkëpunimn me produksionin “Video Art“ ku edhe realizon videoklipin e saj të dytë me këngën, “Komsi Komsa“ e cila hyri në të gjitha toplistat shqiptare. Duke qenë shumë e përkushtuar për muzikë, përveç koncerteve dhe këngëve të reja, Adelina fillon edhe pjesëmarrjen nëpër festival. Në Festivalin e Këngës në RTSh u shpall debutantja më e mirë, ndërsa në festivalin “Kosovarja Këndon“ zuri vendin e dytë. U shpërblye me çmimin e parë në festivalin “Polifest 2003“ me këngën “Të pres“, edhe ky kompozim i Alfred Kaçinarit, si dhe në Showfest

Është e martuar me politikanin dhe deputetin Bardhyl Meta me të cilin ka dy vajza.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]