Adenozintrifosfat
ATP-ja kimikisht është një nukleotid që përbehet nga një baze azoti adeninë, nga sheqeri ribozë dhe nga tri grupe fosfate. Emri i përbërjes gjatë është adenozintrifosfat.
Për të qendruar gjalle, te gjitha organizmat kanë nevojë per energji. Burimi fillestar i energjise është Dielli. Bimët shfrytëzojnë energjinë diellore për të kombinuar ujin dhe dioksidin e karbonit ne molekula më te ndërlikuara organike gjate procesit te fotosintezës.Bimët dhe kafshët i oksidojnë përbërjet organike për të përgatitur adenozinë trifosfatin (ATP), që shfrytezohet si burimi kryesor i energjisë për proceset jetike të qelizave. E gjetur në të gjitha qelizat e gjalla, asaj i referohen zakonisht si "njësia molekulare monedhë" për transferimin ndërqelizor të energjisë. Një i rritur mesatar proceson rreth 50kg ATP në ditë.
Si e ruan ATP-ja energjinë?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Molekulat e ATP-se është makromolelule e fosforiluar. Ajo eshte e perbere nga tri pjese: Adenina-nje baze organike qe permban azot; Riboza-molekule sheqeri me pese atome karbon (pentoze), qe sherben si skelet me te cilin lidhen pjeset e tjera; Fosfat-zinxhir i perbere nga tri grupe fosfat. Adenozinë trifosfat (ATP) eshte nje nukleotid i cili, siç e tregon edhe vetë emërtimi, ka tri grupe fosfat. Këto grupe përbëjnë pjesën kyçe ku ruhet energjia. Lidhjet mes grupeve fosfat nuk jane të qëndrueshme. Ato kanë energji të vogël aktivizimi ,çka do te thotë se mund të këputen shumë lehtë. Kur lidhjet këputen, çlirohet nje sasi e konsiderushme energjie. Në organizmat e gjalla zakonisht këputet vetem grupi i fundit fosfat;
Ekuacioni që e shpreh këtë paraqitet si më poshtë:
- ATP + H
2O → ADP + Pi ΔG°' = −30.5 kJ/mol (−7.3 kcal/mol)
Duke qene se ne shendrrimin e ATP-se në ADP shfrytezohet uji, kemi të bëjmë me një reaksion hidrolize . Ky reaksion katalizohet nga enzima ATP-hidrolazë.