Adrian Gaxha
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Adrian Gaxha u lind ne Shkup me 13 Shkurt 1984 është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Adriani vjen nga një familje prej 4 anëtarësh, babai i tij Z.Emin, mamaja Znj.Suzana dhe vëllai Dritoni.Adriani është fëmija i vogël. Adriani nis për herë të parë të këndojë në moshën 5 vjeçare ku regjistrohet në shkollë të muzikës.Gjithashtu po 5 vjeçar merrë pjesë në një festival për fëmijë të quajtur Bilbilat e Pranverës.Adriani vazhdon të frekuentojë festivalet për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.Adriani fitoi zemrat e publikut Shqiptar kudo që ndodhej, por ambicia e Gaxhës shkon edhe më larg.Në fillim Adriani vendos që në Ballkan të njihet duke kënduar Shqip dhe pas disa kohësh Gaxha e ndjen të arsyeshme të kënaqë edhe publikun Maqedon e Boshnjak me një album në gjuhë Maqedone, i cili shiti kopje në shuma marramendëse.Gaxha jo vetëm që rrëmbeu zemrat e çdo vajze me pamjen e tij, por edhe me stilin dhe përformancën e jashtëzakonshme. Për të mos lënë pas modelizmin, Gaxha përfaqeson Shqiperinë në Turqi ku dhe merr çmimin e parë si djali më i bukur në Ballkan. Gaxha kishte fituar zemrën e krejt publikut të Ballkanit tashmë por prapë nuk dorëzohet.Ndërkohë një tjetër karakteristikë e Adrianit po dilte në pah, ambicja.Gaxha tenton të arrijë sa më larg në skenën Maqedone duke shuar çdo racizëm që egzistonte midis Maqedonasëve dhe Shqiptarëve të Maqedonisë, kështu që merr pjesë në festivalin e Shkupit që çon finalistin në Eurovizion, por del i dyti.Megjithatë ai nuk dorëzohet sepse 2 vjet më pas del triumfues në skenën e Shkupit dhe bëhet Shqiptari i parë që prezanton Maqedoninë në Eurovizion, jo vetëm Maqedoninë por Shqiptarët e Maqedonisë.Por Adrijanin nuk mund ta quash vetëm "djali i baladave", kur i "qante" këngët ritmike me përformanca dhe koreografi.Gaxha gjithashtu cilësohet si kërcimtar shumë i mirë dhe përformues i talentuar gjithashtu.